• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ekzekutimi i fundit i Fan Nolit/ Si u var në Tiranë, Vesel Lam Hidri, vrasësi i amerikanëve, një ditë përpara rikthimit të Zogut

by B K
07/06/2025 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi Ilir Ikonomi ka publikuar një  pjesë nga libri i tij REBELI – Fan Noli, vëllimi II ku dëshmohet vrasja e Vesel Lam Hidrit, vrasësi i dy amerikanëve Coleman dhe DeLong në Mamurras në prill 1924.

Vrasja e Hidrit ka ndodhur në agim të së hënës më 22 dhjetor, një nxitim i madh për kohën, pasi qeveria në pushtet e udhëhequr nga Noli kërcënohej nga trupat e Ahmet Zogut që po marshonin për në Tiranë.

Shkrimi i Ilir Ikonomit:

Më 22 dhjetor 1924, në sheshin e vogël përpara xhamisë dhe Kullës së Sahatit në Tiranë u ekzekutua me varje Vesel Lam Hidri, njëri prej vrasësve të dy udhëtarëve amerikanë Coleman dhe DeLong në Mamurras në prill të atij viti. Përshkrimi i mëposhtëm është ndërtuar sipas dëshmisë së gazetarit John Clayton të Chicago Daily Tribune dhe arkivit të SHBA. Hidri u ekzekutua vetëm një ditë përpara se qeveria e Fan Nolit të largohej nga Tirana dhe kur forcat e Ahmet Zogut po marshonin drejt kryeqytetit.

Vesel Lam Hidri, i dënuari me vdekje për vrasjet e Mamurrasit, u var në litar duke u gdhirë e hëna, 22 dhjetor.  Të gjithë e dinin se qeveria e Nolit i kishte ditët të numëruara, prandaj ngutja për të varur Hidrin ishte e kuptueshme. Mbase ishte një përpjekje e fundit e Nolit për të mbajtur premtimin që u kishte dhënë amerikanëve se vrasësit do të ndëshkoheshin. Pushteti i tij po përpiqej të tregonte se sistemi i drejtësisë kishte funksionuar.

Një skuadër policësh dhe xhandarësh e mori Hidrin nga burgu dhe e solli në qendër të Tiranës, te Kulla e Sahatit, përpara Xhamisë së Et’hem beut. Duart i kishte të lidhura me zinxhirë. E mbanin nga krahët dy xhandarë trupmëdhenj, para të cilëve ai dukej fare i vogël. Në mugëtirë mezi shihej dhe, dikush, kishte sjellë një llambë me vajguri.

-Si nuk më treguat? – thirri Hidri kur pa trekëmbëshin dhe litarin. Po unë nuk kam frikë, jo. O kumandar i policisë! Ku je, mor kumandar! Fute dorën në xhepin tim se kam një pare argjendi aty! Jepja hoxhës!

Hidri kishte një fytyrë të gjatë e të hollë, që mbaronte me një mjekër të vogël, paksa të dalë përpara. Dukej tip malësori, me ballë të lartë dhe hundë prej zhgabe, të gjatë e me samar.  Xhandarët i kontrolluan xhepat, por nuk gjetën gjë. Njëri prej tyre i foli ashpër:

-Thuaj ç’ke për të thënë se nuk kemi kohë!

Për të parë skenën e rrallë, veç autoriteteve shqiptare, kishte ardhur një korrespondent i gazetës Chicago Tribune, sekretari i legatës amerikane, përfaqësuesi i Fordit në Tiranë dhe një instruktor në shkollën e Kryqit të Kuq amerikan. Përkthyes ishte Kol Kuqali i legatës amerikane.

-Thuaj ç’ke për të thënë, – foli prokurori Sulo Bogdo.

-E pse të flas? Ju s’keni për t’ia treguar huqumetit (qeverisë) ato që unë do të them.

-Do t’ia themi të gjitha. Çdo fjalë e jotja do të shkruhet, – tha prokurori.

Hidri po përpiqej të fitonte kohë. Një çast, llamba me vajguri u shua. Dikush tha se nuk ishte nevoja ta ndiznin përsëri. Hidri protestoi:

-Ndizeni! S’mund të bëjmë dot pa dritë.

Llamba u ndez dhe prokurori tha:

-Hajde, fol ç’ke për të folur!

-Hair efendëm. Ku është sekretari që të shkruajë fjalët e mia?

U afrua sekretari i Gjykatës Ushtarake dhe Hidri tha:

-Të mi thoni gruas që të mos e lërë familjen. Ajo mund të martohet me vëllain tim, Hasanin, ose mund të mos martohet fare, por nga familja të mos ndahet. Pasurinë ia lë gruas dhe vajzës. Borxhe nuk kam.

Ndërhyri prokurori:

-Ke gjë tjetër?

-Jo.

Hoxha i tha Hidrit të lutej me të, por ky i bërtiti:

-Ik, se nuk kam nevojë për ty!

-Jo, biri im, jo, – tha hoxha. -Mos e prish besimin. Në këtë litar kanë kaluar edhe bejlerë, pashallarë e mbretër, nuk je ti i vetmi.

Pas lutjes u bë gati trekëmbëshi dhe litari. Hidri u kthye nga prokurori:

-Po më vret kot.

-Nuk po të vras unë, por ligji, – tha Sulo Bogdo.

Në qafë i varën një karton ku ishte shkruar vendimi i gjyqit me germa të mëdha, ngjyrë blu.

E hipën mbi karrige, por ai ishte i shkurtër dhe nuk i arrinte qafa tek litari. Xhandarët e ngritën dhe u përpoqën t’ia vinin lakun në qafë.

-Mbaje kokën drejt, or dreq, – i bërtiti një xhandar.

-Ma drejto ti, as kaq nuk bën dot? – tha Hidri.

Xhandarët u përpoqën përsëri dhe arritën t’ia fusin kokën brenda lakut, por nyja e litarit i ngeci Hidrit në sy.

-Avash se po më nxirrni syrin. Bëjeni tamam, – tha ai.

Me një përpjekje të fundit arritën t’ia venë Hidrit litarin aty ku duhej. Ai psherëtiu dhe ata e lëshuan. Pesha e trupit ia këputi qafën, ndërsa këmbët i lëvizën vetvetiu disa herë para se t’i dilte shpirti.

(Nga libri REBELI – Fan Noli, vëllimi II)

Next Post
Motorët e ujit “kërcënim” për pushuesit, ekspertët: Kontrollet të jenë edhe nga ajri, test droge dhe alkooli

Motorët e ujit “kërcënim” për pushuesit, ekspertët: Kontrollet të jenë edhe nga ajri, test droge dhe alkooli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

“Protesta” për të mbrojtur pushtetin brenda opozitës

December 23, 2025
Dorëheqja e Gjekmarkaj/ Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

December 23, 2025
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

Analisti ironi me protestën e PD: U nisën të heqin Ramën, por hoqën Salianjin nga..

December 23, 2025
Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore?! Paralajmërimi i Kinës: Do të sillte fatkeqësi në botë!

December 23, 2025
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Këto shenja të horoskopit do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

December 23, 2025
Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

Një padi në “ajër” për miliarderen/ Kim Kardashian kopjon motivuesin e njohur shqiptar?

December 23, 2025
Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

December 23, 2025
Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com