Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 38-vjeçarit Delon Troqe në Vlorë. Krimi ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarësia”, pranë servisit të vëllait të viktimës.
Sipas ‘BalkanWeb’, viktimës i është gjetur në trup një armë tip pistoletë, ndërsa policia ka shoqëruar 17 persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen.
Po ashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë, policia po heton si pistë kryesore, konfliktet e mundshme që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spanjë, vend nga i cili kishte ardhur rreth 2 javë më parë./ b.h