Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali. Bëhet me dije nga mediat e huaja se opinioni publik është tronditur nga një vrasje e dyfishtë në Paese, në provincën e Trevisos.
Burrë e grua, 63-vjeçari Lino Pestrin dhe 58-vjeçarja Rosanna Trento, janë gjetur të pajetë brenda shtëpisë së tyre.
Vrasësi i dyshuar është identifikuar si Massimo Pestrin, 51 vjeç, me profesion roje sigurie, vëllai i Linos.
Dy vëllezërit jetonin në shtëpitë fqinje, në të njëjtën pronë bujqësore në zonën e Trevisos ku ndodhi tragjedia. Krimi, sipas informacioneve fillestare, kishte ndodhur për shkak të sherreve familjare. /m.j