Vjeshta ka nisur zyrtarisht me zhvillimin e ekuinoksit gjatë së hënës, por në aspektin planetar ka trazira. Dielli hyn në shenjën e Peshores që kërkon gjithnjë baraspeshë dhe harmoni. Një periudhë që na orienton drejt qëllimeve, por mbart edhe jehonën e eklipsit hënor në Virgjëreshë. Do të ndihemi më të karikuar emocionalisht për të përballuar ndryshimet.
Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, pjesa më e vështirë paraqitet fillimi i javës. Energjia është e fuqishme dhe duhet pasur në vëmendje kanalizimi i saj. në fokus duhet të mbajmë gjithnjë vlerësimin e drejtë dhe realist të njerëzve e situatave. Vlen të përmendet se financat janë gjithashtu shumë delikate në këtë moment dhe duhen shmangur apo parë me kujdes investimet që do të bëhen.
Chrysanthi Kalogeri: Në datën 22, dielli kalon në shenjën e Peshores dhe kemi ekuinoksin e vjeshtës ku kemi zyrtarisht fillimin e vjeshtës në hemisferën veriore ku gjendemi ne dhe fillimin e pranverës në hemisferën jugore. Data 22 është një ditë ku duhet të vlerësojmë bisedat me këmbë në tokë, të mos bëjmë e kërkojmë gjëra serioze, të vlerësojmë njerëzit që dalin në rrugën tonë, mund të ndiejmë një debulesë e zhgënjim. Mund t’i lëmë vend fantazisë, frymëzimit apo një rrugëtimi. Që sot, Marsi kalon në Akrep dhe dy-tri ditët në vijim, të jemi të kujdesshëm, të mos ekspozojmë veten në rrezik. Janë dy ditë shumë dinamike sepse dielli ka një lidhje harmonike me Plutonin, por varet ku e kanalizojmë. Dinamizmi mund të kthehet në një situatë shpërthyese, negative, ku mund të krijohen konflikte, plus mund të kemi ngjarje që do të na shqetësojnë. Harta e ekuinoksit të vjeshtës vlen derisa dielli të kalojë nga shenja e Peshores në Bricjap duke treguar se vatrat e luftës nuk do të mbyllen.
Dashi – Fillon një periudhë shumë e rëndësishme në sferën e bashkëpunimeve dhe jetës personale. Nga sot e nesër do të keni takime interesante. Është e rëndësishme të vlerësoni si duhet personat që takoni. Do të keni takime për jetën personale, por edhe për synimet tuaja ku personi mund të bëjë disa ndryshime që do t’u shërbejë qëllimeve tuaja. Jini të kujdesshëm në ndryshimet që doni të bëni, në iniciativa, investime dhe bashkëpunime me një njeri të fuqishëm nga rrjeti social. Mendohuni dy herë para se të hidhni hapin. Jeta e përditshme dhe puna janë në fokus të vëmendjes.
Demi – Vendoset theksi në jetën e përditshme dhe në punë ku është momenti të ngrini mëngët. Jini të kujdesshëm në biseda e takime. Fillimi i javës ju premton ngritje në detyrë, të ardhura, por mbajini gjërat për vete dhe kujdes me premtimet që do t’ju bëhen. Kini kujdes deri në datën 4 nëntor në marrëdhënie e bashkëpunime, mos reagoni me impulsivitet edhe pse të tjerët mund t’ju provokojnë. Është një periudhë shumë aktive, por kini kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës. Shmangni prishjet e marrëdhënieve nëse s’jeni të bindur ose bëjeni në mënyrë të paqtë.
Binjakët – Një periudhë shumë e mirë fillon për ju, me shanse në jetën erotike, me të dashurit pranë jush, mund të shpreheni përmes krijimtarisë dhe të keni arritje në çështje të lidhura me fëmijët. Përditshmëria do të jetë shumë e ngarkuar duke filluar nga sot e deri më 4 nëntor. Kini kujdes deri në mes të javës, veproni brenda normave ligjore që mos të paguani gabimet. Fillimi i javës premton takime personale në jetën erotike ose me njerëz që do të ndryshojnë planet tuaja për të ardhmen. Vlerësoni mirë situatat dhe të lindurit në ditët e para janë para ndryshimeve të pashmangshme, pozitive.
Gaforrja – Kalimi i Marsit në Akrep ju bën shumë aktivë, me dëshirë për t’u shprehur përmes krijimtarisë, me dëshirë për flirt, për t’u afruar me të dashurit. Mos humbisni kontrollin sepse mund të bëheni më tepër posesivë. Trajtoni me qetësi problemet apo shpenzimet lidhur me fëmijët. Nëse jeni në një fazë që doni të investohuni, mendohuni mirë, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Duhet të fokusoheni më tepër në familje e shtëpi ku mund të bëni ndryshime. Kini kujdes sepse mund të dalin disa probleme, mund të kërkoni diçka që nuk realizohet. Mos kërkoni ndere nga njerëz më lart se ju apo nga familja.
Luani – Është momenti të përqendroheni në kontakte e biseda dhe nëse kërkoni diçka për zgjerimin e klientelës, për të promovuar veten apo punën, duhet të bëni takime kokë më kokë për synimet dhe planet që keni. Mund të takoni njerëz të fuqishëm që do të ndikojnë në ndryshimin e qëllimeve. Vlerësoni mirë situatat se mund të mos merrni 100% të asaj që prisni. Të lindurit në ditët e para të shenjës të jenë të kujdesshëm në anën psikologjike, në probleme që lindin në shtëpi e familje, mbroni marrëdhëniet, mos ekspozoni veten ndaj rrezikut dhe mos lini veten të bini psikologjikisht.
Virgjëresha – Me Afërditën në shenjën tuaj, mund të arrini shumë nga ato që dëshironi. Jeni në një fazë ndryshimesh, sidomos të lindurit në ditët e fundit që i ka kapur eklipsi dhe rezultatet do t’i shohin në shkurt, por edhe të lindurit në fillim të shenjës që i ka kapur Urani. Fokusohuni në sferën financiare ku do të keni të ardhura. Mos merrni vendime për investime dhe kujdes me humbjet, veçanërisht sot. Kujdes në lëvizjet tuaja, në punë, sidomos deri në mes të javës. Kujdes si përdorni fjalën. Është një periudhë aktive deri më 4 nëntor ku do të lëvizni shumë, por kini kujdes në marrëdhëniet me të tjerët.
Peshorja – Ka filluar sezoni i tyre dhe të lindurit në ditët e para duhet të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë vitit, të mos përfshihen në konflikte dhe do të kenë ndryshime në gjërat e lidhura me partnerin, punën, babain, në akset kryesore të jetës. Ndryshimet janë të pashmangshme, por duhen parë me sy realist dhe të jeni të ndërgjegjshëm për një fillim të ri.
Akrepi – Fillon një periudhë shumë aktive ku me forcën dhe strategjinë tuaj do të keni sukses e realizim. E rëndësishme është që këtë dinamizëm ta kanalizoni në diçka të dobishme, vepër, kërkim etj. Në ditët e para të javës evitoni konfliktet, kujdesuni për shëndetin dhe jini të përpiktë në përditshmëri. Nga kjo javë e në vazhdim, kujdesuni për shëndetin dhe shmangni prapaskenat dhe përfshirjen në gjëra që më vonë mund t’ju ekspozojnë.
Shigjetari – Keni mundësinë të zgjeroni rrjetin social, të qarkulloni, por personat që mund të takoni dhe ndoshta kanë të bëjnë me jetën erotike, një investim, një vepër krijuese, mund të mos sjellin rezultatet e duhura. Mos veproni sot, nesër do t’i shihni gjërat më ndryshe. Më të ndikuarit janë të lindurit në ditët e para të shenjës ku jeni në një fazë ndryshimesh që lidhen me akset kryesore të jetës, me marrëdhëniet e bashkëpunimet, synimet, qëllimet, anën erotike e krijuese. Është një periudhë ku do të ndiheni të vlerësuar në punë dhe në jetën sociale, prandaj fokusohuni të nxirrni anën më të mirë. Shmangni ankthin dhe prapaskenat.
Bricjapi – Është një moment ku do të fokusoheni në karrierë dhe jetën sociale, mund të realizoni ndryshime në datën 23-24 që lidhen me përditmërinë, karrierën dhe sferën financiare. Kujdes me iniciativat sepse ndryshimet financiare do të jenë rrënjësore dhe do të përcaktojnë të ardhmen. Mos veproni në datën 22 dhe është një periudhë ku do të jeni shumë aktiv në jetën sociale, mjafton të mos hyni në konflikte në fillim të javës me njerëz të fuqishëm apo miq sepse nuk do të dilni të fituar.
Ujori – Të lindurit në ditët e para të shenjës janë në një fazë ndryshimi thelbësor, madje disa i kanë bërë. Në pranverën 2026, do të kaloni në rilindje. Kjo javë mund të përcaktojë disa ndryshime në jetën tuaj, mund të lini një punë, një karrierë për diçka të re ose lidhur me një prind apo pjesëtar të familjes. Shmangni konfliktet, reagimet duke iu imponuar të tjerëve mendimet, dëshirat ose mund të jeni në një gjendje të vështirë dhe shpërtheni. Nga sot e deri në datën 24 jini të kujdesshëm në marrëdhëniet e bashkëpunimet e çdo lloji dhe pranoni ndryshimin që mund të vijë. Keni ndryshime të mira, pozitive që nëse diçka vjen nga faktorë të jashtëm, mund të sjellë një përfitim pozitiv. Nëse doni të udhëtoni, organizojeni sa më mirë se mund të mos shkojë sipas parashikimit. Kujdes në çështjet ligjore këtë javë.
Peshqit – Një periudhë shumë e mirë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet pasi Afërdita përballë krijon shanset për takime në jetën personale dhe bashkëpunime që ndihmojnë zhvillimin profesional. Kjo javë, në fillim të saj do të sjellë ndryshime në familje, sferën financiare, mund të gjeni një mbështetje, mund të kërkoni një ndihmë për të ndryshuar vendbanimin, punën dhe kjo prek të lindurit në ditët e para të shenjës. Mund të mos keni lajme të mira në pjesën e parë të javës. Ndryshimet që nuk realizohen tani, do të ndodhin në vijim ndaj mos u shqetësoni. Të lindurit në ditt e fundit të shenjës janë në një ndryshim total, ndaj organizoni sa më mirë jetën tuaj që marsi t’ju gjejë në një fazë të re jete më të mirë. Marsi në Akrep ju jep shanse të udhëtoni dhe të bëni ndryshime në planet e së ardhmes.











