• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekuador, të pasurit detyrohen të paguajnë taksa për dëmet që shkaktoi tërmeti

by Aalison Pearse Stevens
21/04/2016 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekuadori do të taksojë të pasurit për të mbuluar shpenzimet e dëmeve katastrofike të tërmetit 7,8 ballësh që goditi të shtunën vendin e varfër të Amerikës së Jugut. Masat e reja ishin nismë e presidentit Rafael Correa. Kostoja e rindërtimit, sqaroi ai, mund të shkojë deri në 3 miliardë dollarë. 

Që përpara lëkundjeve të fuqishme të tokës, Banka Botërore kishte parashikuar një tkurrje të ekonomisë vendase me gati 2% këtë vit, ndërsa Ekuadori i pasur me naftë vuan prej muajsh pasojat e rënies së çmimit të arit të zi në tregjet ndërkombëtare.

Sipas kryetarit të majtë të shtetit, të gjitha nivelet e shoqërisë do të kontribuojnë në fondet e rindërtimit. Duke përdorur autoritetin që i jep gjendja e jashtëzakonshme e vendit, Correa do të rrisë për një vit taksat e shitjeve nga 12 në 14 % dhe tatimin e kompanive, e do të vendosë një taksë që shlyhet vetëm një herë prej 0.9% të pasurisë për personat që kanë në llogaritë e tyre bankare më shumë se 1 milionë dollarë. Ata që marrin mbi 1.000 dollarë në muaj, do të kontribuojnë me pagën e një dite.

“E di që ndodhemi në fazën më të vështirë tani, por ky është vetëm fillimi. Pas kësaj fatkeqësie, nevojitet forcë dhe solidaritet. Këto kanë qenë ndër ditët më të vështira të jetës sime, por situata të tilla na japin guximin për të vazhduar përpara”, tha Correa. Kryqi i Kuq spanjoll vlerëson se në ditët në vazhdim, gati 100 000 vetë në Ekuador mund të kenë nevojë për ndihmë. 13 shtete deri tani janë ofruar të ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.

Next Post

Dokumenti/ PS kërkesë Byrosë së Kuvendit: Të përjashtohet 10 ditë Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In