• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri? Drejtoresha e QKEDH: Jemi vend me rrezikshmëri të ulët

by A R
30/11/2025 12:28
Hamza Uka dhe Julian Cumraku

Hamza Uka dhe Julian Cumraku

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët sa i përket terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, pavarësisht disa rasteve të regjistruara vitet e fundit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) Drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

“Rreziku i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmi që mund të çojnë në terrorizëm në vendin tonë, sot në momentet që po flasim konsiderohet një rrezik i ulët. 38 janë shtetasit që janë riatdhesuar zyrtarisht nga institucionet tona, një numër shtetasish janë rikthyer para se Kodi Penal të amendohej dhe janë ri integruar shumë mirë në shoqërinë tonë ku kanë qenë të monitoruar për një periudhë shumë të gjatë kohore dhe janë bërë pjesë e programeve të rehabilitimit. Këto qytetar rezultojnë të integruar në shkollë, në shoqëri dhe disa prej tyre janë në hapat e para të punësimit’, u shpreh Drejtoresha e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Vendi ynë nuk ka më pika të nxehta rreziku, por autoritetet kanë vëmendje të shtuar në zonat ndërkufitare për shkak të lëvizjeve të shtetasve të etnive të ndryshme. Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka tashmë në fokus parandalimin e rasteve të mundshme.

“Kemi kanale raportimi të brendshme midis institucioneve por kemi dhe kanale raportime për publikun. Jo rrallë herë na vijnë emaile në adresën e institucionit ku na përcillen përmbajtje, apo zona të caktuara ku një individ mund të shqetësoj një qytetar apo një komunitet. Pas raportimeve ne i referojmë në strukturat përkatëse. Kur flasim për sistemin para universitar dhe për të mitur sistemi ynë në nivel kombëtar është shumë i strukturuar”, tha ajo.

Sipas të dhënave të siguruara nga RTSH, aktualisht në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ndodhen 6 persona të dënuar për vepra që lidhen me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, ndërsa një shtetas është nën masë mjekësore për shkak të sjelljes ekstremiste që kërkon trajtim të specializuar. Në paraburgim ndodhen gjithashtu Juljan Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar në Orosh të Fushë-Arrëzit.

Next Post
Tragjedi nga zjarri në Francë, 5 të vdekur pasi flakët pushtuan ndërtesën

Tragjedi nga zjarri në Francë, 5 të vdekur pasi flakët pushtuan ndërtesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In