• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekstremizmi është shkatërrimi i reformës në drejtësi

by Ylli Manjani
03/09/2025 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Politika përpiqet të bëjë vota duke përmendur drejtësinë, reformën, dështimet dhe arritjet e saj.

Por nëse mendojmë pak më ftohtë dhe të zhveshur nga ndikimi politik, do kuptojmë që është vetë drejtësia që i ka bërë gropën reformës.

Kjo e fundit, duke shkuar në ekstrem dhe krejt pa llogjikë me paraburgosjet e njerëzve, si pjesë e luftës popullore ku “njeriu ha njeriun”, ka shkatërruar rëndë e shumë rëndë rendin kushtetues dhe ligjor në vend.

Dua ta përsëris atë që kam vite që e them se zbatimi në ekstrem i masës së sigurisë të arrestit me burg, nuk mbështetet në proporcionalitetin që parashikojnë ligjet e shkruara.

Ky ekstremizim ka ardhur thjesht për shkak të protagonizmit individual të prokurorëve të SPAK, protagonizëm të cilin e nxiti më së shumti zoti Altin Dumani në vitet e drejtinit të Tij.

Asgjë personale në këtë konstatim, por faktet duhen renditur ftohtë ashtu siç janë.

Paraburgosja e njerëzve që në fazat e hershme hetimore, me përjashtim të marrjes së një duartokitje nga turmat e eksituara për gjak dhe, noi fletë-lavdërimi zytarucësh të huaj (për turp e faqen tonë të zezë), ka sjellë shkatërrim të drejtësisë. Madjenka shkatërruar edhe vetë hetimet, se kur i hedhbhekirat tjetrit nuk le ç’heton më. Asnjë manual normal nuk e sugjeron këtë që bën SPAK.

Presioni burg-burg-burg, ka kompromentuar rëndë dhe shumë rëndë gjykatën dhe vetë konceptin e gjykimit.

Gjykatat e sotme mblidhen fshehtas në dhoma të mbyllura dhe marrin vendim për ty, jetën, lirinë, pasurinë e të drejtat e tua. Vendimet e fshehta ti i merr vesh kur ti komunikon polici. Pra ti nuk je as palë kur vendoset për ty!!!

Edhe kur bëhesh palë, gjykatat prap vendosin për ty jo duke të dëgjuar, por duke të lexuar. E drejta për t’u dëgjuar në një sallë gjyqi ka marrë fund.

Gjykatat e intimiduara nga presioni/përgjimi i Spak nuk guxojnë të bëjnë gjyq, por të legalizojnë atë që i sjell prokurori. Ku është parë e dëgjuar, në një vend me gjykatë të paanshme, që prokurori i çështjes përgjon gjykatësin e asaj çështje?!

Hetimi dhe gjykimi penal i bazuar vetëm në fjalë, mendime dhe opinione, është vite drite larg gjykimit të drejtë të bazuar në habeas corpus.

Këtë gjë nuk e ka urdhëruar as politika e as ligji, por thjesht e ka diktuar protagonizmi individual.

Jam kritik, padyshim për ligjet llastik që kemi në fuqi. Këto ligje duhen përmbysur, por fakt është se ekstremizmi në zbatimin e tyre e ka dëmtuar drejtësinë e drejtë e kushtetuese, duke aktivizuar drejtësinë popullore si mjet ndëshkimi.

Kjo nuk quhet drejtësi!

Ekstremizmi nuk është drejtësi, por hakmarrje.

Në këtë kuptim, drejtuesi i ri i SPAK duhet të përzgjidhet jo më për protagonizëm, por për normalitet juridik. Jo ta ketë mirë me Amerikën (se na hapën barkun), por me Shqipërinë kushtetuese dhe ligjore.

Next Post
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve publikon mbi 33 mijë faqe të dosjeve të Jeffrey Epstein

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve publikon mbi 33 mijë faqe të dosjeve të Jeffrey Epstein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In