• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekstremet takohen edhe në ujë!

by Lutfi Dervishi
06/08/2022 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

126 vjet më parë në Londër u shënua viktima e parë nga nja aksident me makinë.

Zonja Bridget Driscoll, ndërroi jetë pasi u godit me një makinë të titpi Roger- Benz.

Zemërimi, habia dhe indinjata e njerëzve ishte në kulm. Si është e mundur të vrasë makina një njeri? Nuk kishte ndodhur deri atë ditë që njeriu të humbiste jetën në rrugë.

Askush nuk ishte vrarë në rrugë nga kuajt apo karrocat me kuaj. Si është e mundur të të vrasë makina? Çfarë duhet të bëjmë?!
Pavarësisht tronditjes kolektive, në atë kohë, nuk u bllokuan makinat as nuk i shkoi mendja njeriu që të ndalonte prodhimin e makinave. Në vend të ndalimit u rregulluan rrugët, u bënë rregullore, u hartua sinjalistika, u vendos marrja e lejes së drejtimit të makinës. Etj etj.Dhe njerëzimi në harkun e një shekulli ka mbërritur sot te makinat pa shofer.

4 vite më parë në Arizona u shënua dhe viktima e parë. Elaine Herzberg humbi jetën nga përplasja e një makine pa shofer, ndërkohë që po përpiqej të kalonte rrugën me një biçikletë.

Edhe në këtë rast nuk u bllokua testimi i makinave pa drejtues. Për rastin prokuroria bëri një hetim. Autoriteti rregullator kërkoi më shumë kujdes dhe garanci nga kompania dhe jeta vijoi.

Këto histori me aksidente të kujtohen nga bllokimi total i mjeteve lundruese në ujë nga policia pas vrasjes tragjiike të një fëmije 7 vjeçar në Himarë. Rasti tipik i reagimit të policisë; nga një ekstrem në tjetrin. Nga injorimi total i ligjit dhe i rregullit te situata që “ligjin e bëjmë ne”.

Kaq absurd ishte vendimi sa njerëz të dërguar me varka dje në Karaburun rrezikuan të kthehen në këmbë për shkak të bllokimit të çdo mjeti lundrues. Për analogji a mund të bllokoheshin makinat dhe sepse pati aksident me viktimë në Rrogozhinë?!

Në vend që të kujdeset për zbatimin e ligjshmërisë dhe të bëj një analizë të shpejtë dhe të nxjerrë përgjegjësinë për ngjarjen e krijuar, policia kalon në veprim arbitrar.

Metoda klasike e aksioneve të zhurmshme, pas aksidenteve të bujshme.

Mbarëvajtja e sezonit turistik nuk bëhet me masa urgjente në muajin gusht dhe aq më tepër pasi të ka ndodhur gjëma. Vetëm pasi ndodh gjëma kujtohemi të themi se kemi më shumë mjete lundruese se leje drejtimi, se një pjesë e mirë e lejeve të ndërtimit janë dhënë në mënyrë korruptive, se nuk është përcaktuar zona ku do të vozitin mjetet lundruese etj.

Aksidentet ndodhin kudo. Mund të jenë edhe të ngjashme si dy pika loti me njëri-tjetrin. Ajo që e bën dallimin është mënyra se si reagohet pasi ndodh aksidenti.
Ka transparencë apo përpjekje për fshehje dhe manipulim?

Ka marrje përgjegjësie apo ping-pong përgjegjësie?

Kërkohet ndjesë apo shfaqet arrogancë e mos përfillje?!

Institucionet po bëjnë punën e tyre me shpejtësi dhe profesionalizëm apo janë në pritje të direktivës?

Drejtësia do të bëj drejtësi apo do të ketë pandëshkueshmëri si në rastet e mëparshme?!

Në varësi të përgjigjes së këtyre pyetjeve njerëzit marrin vendimin për të ndenjur në shtëpi duke pritur të dëshmohet përgjegjshmëri dhe drejtësi apo për të dalë në rrugë për të shkundur “institucionet” dhe drejtuesit e tyre.

Next Post
11 viktima dhe 34 të plagosur/ Tragjedi në autostradën kroate, autobusi me targa polake del nga rruga

11 viktima dhe 34 të plagosur/ Tragjedi në autostradën kroate, autobusi me targa polake del nga rruga

Comments 1

  1. Lirkë Qinami says:
    4 years ago

    E hënë – Lutfi
    E martë – Lutfi
    E mërkurë – përseri Lutfi
    E enjte, premte, shtunë, diel, përseri e përseri Lut-fi, Lut-fi……
    Pyetje :
    Sa e paguan Berisha dhe Meta, këtë Lutfi Dervishin, që na është bërë si njerk në shtëpi, me gomarllëqet rurale, gribale, tribale, mutare, halere, dhjerje e kakanosjeje…..
    O Lutfi,
    Ore Lutfi,
    Gomar ti,
    Gomar kush t’vuni,
    Në bythë shpejt,
    Do të ju hyjë huni,
    Me t’gjith ju prej katundi…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

Tonelata mbetjesh “pushtojnë” Liqenin e Kukësit pas reshjeve, ekspertët: Situatë alarmante, duhet ndërgjegjësim kolektiv

February 22, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In