Një 39-vjeçar i dënuar me 15 vite burg në mungesë është ekstraduar nga Holanda. Ai është me inicialet Gj. M. nga Lezha, ndërsa është dënuar për “Trafikim të femrave, kryer në bashkëpunim”.
Lezhjani ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pasi u arrestua u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin në mungesë që ka vendosur Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë.
/a.meta