Ekstradohet nga Franca 46-vjeçari i dënuar për falsifikim monedhash
Interpol Tirana ka bërë me dije se është ekstraduar nga Franca një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim monedhash.
46 vjeçari Nebi Popa ishte dënuar me 3, 8 vjet burg nga Gjykata e Tiranës me këtë akuzë. Arrestimi i këtij shtetasi në Francë u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Parisit me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.









