Një 35 vjeçar nga suedez është ekstraduar sot nga Tirana drejt Suedisë, pasi rezulton i dënuar për kontrabandë armësh. Sipas policisë, është ekstraduar Lars Tommy Rosen, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg ,për veprën penale”Kontrabandë e rëndë me armë”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Më datë 05.09.2012, u bë arrestimi ne flagrance i shtetasit Lars Tommy Rosen, 35 vjeç, lindur e banues ne Stokholm te Suedise.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në Piken e kalim kontrollit Muriqan, në dalje nga Shqipëria për në Malin e Zi, pasi në bagazhet e tij në dy çanta, ju gjetën dhe ju sekuestruan në cilësine e provës materiale :
9 copë armë zjarri Pistoleta, me mbishkrimet EKOL Special, 99 kal 9 mm PAK.









