• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekstradohet në Itali bosi i Ndranghetës, si ishte arratisur nga burgu më parë

by
06/07/2022 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bosi 56-vjeçar i ‘Ndrangheta’ Roço Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët ndërkombëtarë më të rëndësishëm të drogës në botë, zbarkoi në aeroportin Romë-Ciampino, i ekstraduar nga Brazili, ku u arrestua më 25 maj 2021 nga policia vendase.

Arrestimi i tij ishte rezultat i një operacioni të përbashkët me karabinierët e ROS dhe Komandën Provinciale të Reggio Calabria, të mbështetur nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor dhe nga agjencitë amerikane Dea dhe FBI. Ai do të duhet të vuajë një dënim prej 30 vitesh burg në shtetin italian.

Procedura e ekstradimit, e cila dukej se kishte ngecur për shkak të një çështjeje penale të hapur nga gjyqësori i Sao Paulo-s kundër Morabito-s, u mundësua falë aktivitetit intensiv të lidhjes midis ambasadës italiane në Brazil, Projektit I-Can dhe autoritetet braziliane.

Projekti I-Can, i promovuar dhe financuar nga Italia përmes Interpolit, ka krijuar një rrjet prej 13 shtetesh në mbarë botën për të luftuar kërcënimin global të paraqitur nga ‘Ndrangheta’.

Morabito ishte në qendër të një historie komplekse hetimore: i arrestuar në Uruguay në shtator 2017, më 24 qershor 2019 ai arriti të arratisej nga një burg në Montevideo, kur ishte në pritje të ekstradimit në Itali. Që nga ai moment ai kishte humbur, deri në maj 2021 kur u arrestua sërish.

Arrestimi i Morabito në Brazil u krye në ekzekutim të një urdhri paraprak në burg të lëshuar nga Prokurori Publik i Reggio Calabria, drejtuar nga Gerardo Dominijanni. Morabito u përfshi në listën e të arratisurve me rrezik maksimal që i përkasin “Programit të Kërkimeve Speciale” të Ministrisë së Brendshme. Morabito ndodhej në João Pessoa ndërsa ishte së bashku me një tjetër të arratisur nga Ndrangheta, Vincenzo Pasquino.

/e.d

Next Post
Bordi i hoqi 3 lekë naftës, por ia shtoi benzinës/ Si ndryshuan çmimet e karburanteve në vend

“Nafta 5% më e shtrenjtë sesa…”/ Shoqata e Hidrokarbureve: Pa ndërhyrjen e Bordit, çmimi i naftës do ishte 12 lekë/litër më i lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In