Nga ana e Specialistëve të Zyrës Qëndrore Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian i shtetasit shqiptar:
Tom (Tomor) Hano, 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ekstradimi i këtij shtetasi u bë për arsye se:
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Milano/Itali ka dërguar ekzekutimin e Vendimit Penal nr. 480/06-3747/06 dt. 13.02.2007 si dhe Vendimin nr. 385/2007 SIEP dt.15.05.2007, e cila e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Bashkëpunim në trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Shtetasi Tom Hano ju dorëzua Oficerëve të Zyrës së Interpol Roma për shoqërimin e këtij shtetasi për në shtetin Italian.