Këtë të shtunë është ekstraduar nga Athina një shtetas shqiptar, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për “trafik të femrave për qëllim prostitucioni”.
Ekstradimi i fierakut, Astrit Dule është kryer nga zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ndërsa 48-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Durrësit e dënoi në mungesë me 15 vite burg.
“Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.
Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar:
Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier.Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”, njofton policia. (BW)