• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ekstradimi i Izet Haxhisë fut në valle Berishën dhe rihap dosjen Hajdari’

by Java News
08/05/2018 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonte në mbrëmje në Shqipëri do të ekstradohet Izet Haxhia, ndërsa pritet që të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka qenë i ftuar në emisionin ’45 Minuta’ në Report Tv për të komentuar atë që pritet që të ndodhë. Klosi u shpreh se Haxhia është i penduar, ndërsa me rihapjen e dosjes së Hajdarit në valle është Sali Berisha.

“Kanë kërkuar autoritetet shqiptare që të ekstradohet. Ai ka të drejtë që të rihapë procesin gjyqësor, shpresoj që pozita e tij të jetë ndryshe. Nuk besoj se nga qeveria ka ndërmend që të rihapë cështjen Hajdari. Për qeverinë vetëm bezdi është. Këtë cështje mund ta hapë vetëm Izeti, pasi është dënuar në mungesë.

Unë kam qenë për hapjen e procesit, pasi asokohe nuk u mor me bashkëpunëtorët. Nuk u mor me ata që ndihmuan, u konsiderua se e ndihmoi Izeti dhe e dënuan, ai thotë se ka edhe të tjerë. Izeti ishte atë natë brenda selisë së PD, ndoshta edhe mund të ketë prova kundër Berishës. Ai pretendon se ka informacion, uroj që t’i thotë, të dalin fajtorët e vërtetë, deri tani janë dënuar vetëm ekzekutorët.

Ka të tjerë, të gjithë thonë se Sali Berisha është në valle. Përfitoi më shumë nga të gjithë, pas asaj që ndodhi. Asokohe kam biseduar me ministrin e Brendshëm ai ka biseduar me Azemin, dhe ai i ka thënë se në Tropojë po përgatiten për vrasjen tënde, dhe Azemi ka thënë e di, i është ofruar mbrojtje dhe ai e ka mirëpritur. Ai ka falenderuar për mbrojtjen që iu ofrua. Ai është i penduar në marrëdhëniet me Berishën dhe i shikon ngjarjet me një sy tjetër, uroj që të ketë të vërteta për të thënë. Ja e tha se e ka vrarë Berisha, por nuk mund të merret për bazë, pasi si e ka vrarë?

Mua më pëlqen që po vjen, por të japë argumente edhe prova. Ata që e vranë më vonë mburreshin, se e vranë për gjakmarrje. Ishte një ngjarje që pritej, ishte shumë e qartë, problemi është që u ndihmuan, këtu fillon një problem tjetër, kush dhe pse? Unë i kam përgjigjet e mia, por ta dëgjojmë edhe atë, unë e kam përgjigjen i ndihmoi Sali Berisha. Ata kishin qëllim të qartë, por Berisha përfitoi nga kjo. Por nuk është puna ime kjo por e gjykatës.

Azem Hajdari në javën e fundit ka qenë i trembur, pasi mori vesh se kush po i ndihmonte, por cfarë të bënte. Ai ishte burrë trim, por ishte i trembur. Brenda së majtës nuk kishte asnjë element, pasi nuk përbënte asgjë, e majta ishte në pushtet kishte 82% të votave në popull dhe nuk e kishte fare arsye të merrej me Azemin. Edhe Hajdari nuk trembej nga e majta. Nanon nga pushteti e largoi një budallëk i tillë, se nuk ishte në gjendje të mbante situatën, edhe gafa që iku në Maqedoni” Fatos Klosi

Një nga të akuzuarit nga Haxhia është edhe vetë Klosi, i cili u përgjigj duke thënë se;

“Unë pres që ai të vijë meqenëse ai thotë se kam gjëra të reja për të thënë. Haxhia ka qenë badigardi i Berishës, nuk e njihja, nuk merreshim asokohe me ata. Mund t’u thërrasë në proces? Këtë e vendos gjykata“, deklaroi Klosi

a.ç

Next Post
Ndarja veri-jug, Rama ka një përgjigje për ‘maskarenjtë që i bien daulleve’

Ndarja veri-jug, Rama ka një përgjigje për 'maskarenjtë që i bien daulleve'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In