• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekstradimi i financierit të Habilajve, MD: Vendimi sipas ligjit, dakord edhe prokuroria

by A R
25/01/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, i njohur si ‘financier’ i Habilajve ka sjellë reagime të shumta deri edhe akuza ndaj Ministrisë së Drejtësisë.

Por, pas këtyre akuzave, ka reaguar minsitria e cila sqaron se gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe se prokuroria ka dhënë dakordësinë

REAGIMI I MINISTRISË
Ministria e Drejtësisë në reagim të lajmeve të publikuara sot, lidhur me ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, sqaron se janë ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin nr. 10193 datë 3.12.2009, Konventës Evropiane të Ekstradimit, të vitit 1957, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Evropiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.
Ministria e Drejtësisë në datë 20.10.2017, është njoftuar nga Interpoli Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti po në datën 20.10.2017, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, në bazë të Urdhrit Arrestit Ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias, në datë 12.10.2017, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Ministria e Drejtësisë në datë 24.10.2017, i ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve. Ministria e Drejtësisë shqiptare, menjëherë pas marrjes së kërkesës të datës 24.11.2017 nga Ministria e Drejtësisë italiane për ekstradim të shtetasit Nezar Seiti, ia ka përcjellë atë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme në datë 10.01.2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr. 1506, datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29.12.2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti. Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit Nr. 1506 datë 18.12.2017 është shprehur se nuk ka asnjë pengesë ligjore për të mos e lejuar ekstradimin në perputhje me parashikimet ligjore të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Gjithashtu në pjesën arsyetuese të vendimit të gjykatës, është shprehur se nga ana e prokurorisë është argumentuar se nuk ekziston asnjë nga pengesat ligjore të parashikuara nga neni 491 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon rastet kur nuk mund të jepet ekstradimi.
Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Nr. 1506 datë 18.12.2017, i cili ka marrë formë të prerë në datë 29.12.2017, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme tek Ministria e Drejtësisë në datën 10.01.2018, dhe në kushtet kur Ministria e Drejtësisë nuk ka patur asnjë informacion apo akt tjetër procedurial nga Prokuroria e Përgjithshme si dhe nga gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, në zbatim të parashikimeve ligjore të nenit 499 të Kodit të Procedurës penale, ka dhënë miratimin për ekstradim.

/a.m.

Next Post
FOTOT/ Agron Duka shfaqet me krahun e thyer

Duka: Do isha i gatshëm t’i bëj çdo lloj oferte Blushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

Të pakënaqurit me teatrin e protestave

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In