• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspresi i kafes rrezik për ju, aty fshihen baktere të shumta të dëmshme

by A R
04/08/2018 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aparati juaj i kafesë mund të jetë duke prodhuar më shumë se vetëm kafe, kanë zbuluar shkencëtarët në Spanjë, duke raportuar se në një eksperiment në shkallë të vogël i cili përfshinte 10 makina të kafesë ekspres, ata kanë identifikuar komunitete mikrobiologjike të cilat jetojnë në mbeturina të kafesë – dhe disa prej këtyre baktereve mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tonë.
Në përgjithësi, bakteret e gjetura në mbeturina të kafesë ishin të ngjashme në të gjitha 10 makinat, por ishin shumë të ndryshueshme brenda çdo komuniteti, me deri në 67 gjene të identifikuara në një makinë të vetme. Ekipi nga Universitat de Valencia thotë se këto baktere duhet të jenë goxha të forta për të mbijetuar në makina të kafesë – vetë kafja është një agjent antibakterial, ndërsa makinat vazhdimisht arrijnë temperatura deri në 96°C.

Në studimet e mëparshme, mikroorganizmat si Aspergillus tamarii, Trichosporon asahii dhe Pseudomonas sp. janë treguar se e kanë degraduar kafeinën si pjesë e ciklit të jetës së tyre. Kjo mund të shpjegojë se pse Pseudomonas sp. ishte një nga llojet kryesore të baktereve që gjenden përkrah Enterococcus sp. në 9 prej 10 makinave të kafesë.

Speciet e tjera nga llojet Acinetobacter dhe Bacillus janë zbuluar në fermentimin e kokrrës së kafesë, dhe Paenibacillus është identifikuar në dekompozimin e lëvoreve të kafesë. Ekipi thotë se me kërkime të mëtejshme, mund t’i vëmë ato në punë duke e pastruar kafeinën nga mjediset detare.

Ndryshe nga bakteret relativisht të padëmshme të përmendura më lart, llojet e caktuara të baktereve Enterococcus të cilat janë gjetur edhe në mbetjet e kafesë mund të jenë më të dëmshme për shëndetin tonë. Dy prej tyre zakonisht gjenden në zorrët tona – E. faecalis dhe E. faecium. Nuk është për t’u habitur se këto baktere janë në gjendje të mbijetojnë në një shumëllojshmëri të gjerë të kushteve, duke përfshirë nivelet e pH acidike dhe temperaturat ekstreme. Në disa rrethana, specie të baktereve Enterococcus dihet që shkaktojnë infeksion të traktit urinar, meningjit, dhe bacteraemia.

Hulumtuesit mendojnë se ka të ngjarë që këto baktere rrjedhin nga vetë pirësit e kafesë – ndoshta për shkak të duarve të palara – në vend se vetë kafesë. Ata nuk zbuluan prova të baktereve në kapsula para bërjes së kafesë.

Por mos e hidhni ende aparatin tuaj të kafesë. Ekipi zbuloi sasi të papërfillshme të baktereve potencialisht të dëmshme në vetë kafenë dhe pjesët e tjera të makinës. I vetmi vend ku kolonitë bakteriale formoheshin ishte tabakaja kulluese.

Zgjidhja? Pastroni tabakanë tuaj kulluese më shpesh. “Prania e llojeve bakteriale me veti patogjene… sugjeron nevojën për mirëmbajtje të shpeshtë të kontejnerit të kapsulës së këtyre makinave,” konkludojnë hulumtuesit.

Rezultatet janë publikuar në Scientific Reports.

“Sigurisht do të ketë gjithmonë popullata të konsiderueshme bakteriale në një “supë” organike si ajo që është e pranishme në tabakatë kulluese të kafesë në makinat me kapsulë”, tha autori i studimit Manuel Porcar për Quarc, duke shtuar se një shpëlarje javore me ujë të ngrohtë me sapun do ta “reduktojë dendësinë bakteriale në vlera shumë të ulëta”.

Next Post

"Mafia shqiptare po 'pushton' Holandën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In