Ky BMW X6 M është duke u ekspozuar në Abu Dhabi dhe përmban një sërë pjesësh të veçanta që kanë origjinë nga prodhues të ndryshëm.Derisa konsiderohet në përgjithësi si një nga SUV-ët e stilizuar më “agresivë” në botë, duket se ka ende shumë hapësirë për modifikim të modelit X6 M të kompanisë BMW.
Gjëja e parë që bie te ky model janë pasqyrat nga fibra të karbonit, maska e përparme me ngjyrë të zezë, mbrojtësit anësorë, vrimat për ajër në pjesët anësore dhe çatia e me ngjyrë të zezë, transmeton Koha.net.
Të gjitha këto i afrohen shumë punës së divizionit M Performance, së bashku me aerodinamikën e cila përfshin spoilerin e përparmë, pragjet dhe difuzeri i pasmë, të cilat janë të krijuara me teknologjinë 3D.
Ky BMW X6 M unik vjen me set të rrotave AC Schnitzer me diametër prej 21-inç dhe sistemin e shkarkimit të gazrave Akrapovich Evolution.
Gjithashtu, interieri i këtij modeli unik përbëhet nga ulëset prej lëkure me ngjyrë të kuqe, pjesa e poshtme e instrument-tabelës po ashtu me ngjyrë të kuqe, si dhe me qepje me ngjyrë të kuqe po thuajse në të gjithë interierin, përgatiti Koha. (b.an)