• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekspozitë për 100 vjetorin e lindjes së Frank Sinatrës

by A R
15/12/2015 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpara se Sinatra të bëhej i njohur në çdo shtëpi të botës, ai ishte një djalë nga një qytet i vogël pranë Manhatanit. Qyteti Hoboken, në Neë Jersey, po feston 100 vjetorin e tij të lindjes.

Qyteti Hoboken i Neë Jersey nuk e ka harruar kurrë birin e tij të famshëm, shkruan Zëri i Amerikës. Aty ekziston një rrugë me emrin e tij dhe tashmë për 100 vjetorin e tij të lindjes, është hapur një ekspozitë me pamje origjinale të dhuruara nga BBC.

“Dëgjojmë gjithnjë prej njerëzve që nuk janë nga Shtetet e Bashkuara, se janë rritur duke dëgjuar në radio muzikën e Frank Sinatrës. Gjithnjë e kanë pëlqyer mesazhin e muzikës së tij, dhe janë ndjerë të lidhur me zërin e tij,” thotë Robert Foster, drejtor i muzeut.

Zëri i tij i butë bariton i solli famë në Nju Jork dhe në Hollivud, ku ai fitoi çmime të panumërta Grammy dhe Oscar. Historia e tij është gjithashtu një histori emigrantësh.

“Është rritur me kulturën italiane në një periudhë kur sapo kishin ardhur në këtë vend. Kështu që ai fliste për diskriminimin ndaj italianëve,” thotë zoti Foster.

Sinatra i kaloi 21 vitet e para të jetës së tij në një lagje italiane në Hoboken. Ai këndonte në bare dhe i binte kitarës. Ish-shtëpia e tij në Rrugën Monroe numër 415, u dogj krejtësisht, por admiruesit e tij kanë vendosur një yll në trotuar për nder të tij.

Dy banorë të rrugës Monroe vetëquhen xhaxha Sam dhe xhaxha Whitey. Xhaxha Whitey kujton një histori nga koha e Sinatrës.

“Kushëriri im kishte një restorant dhe Sinatra hëngri aty një të dielë. E mbyllën restorantin dhe ai darkoi aty. I tha kushëririt tim: “Sa herë që gjendem në Nju Jork, thuaju njerëzve që jam këtu.” Megjithëse njerëzit e dinin që ai nuk ndodhej aty, vendi u mbush plot, dy javë pasi ai iku. Vinin vetëm për të vështruar vendin ku u ul ai.” Ndoshta Sinatra vinte në breg të lumit për të vështruar dritat përballë qytetit të madh. Pikërisht aty mund të jetë frymëzuar ai për interpretimin e veçantë të këngës kushtuar New York-ut.

Next Post

“Hakmarrja” e Skënderbeut, thyen hundën personi që godiste bustin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In