Ekspozita dedikuar veprave të piktorit spanjoll Hoan Miro është hapur në Milano, ku ai është i përfaqësuar me teknika dhe materiale të ndryshme.
Ekspozita “Fuqia e vëmendjes së Joan Miro”, paraqet rreth 100 piktura dhe skulptura të Miros që interpretojnë botën nën ndikimin e poetëve surrealiste të viteve ‘20 dhe ’30 të shekullit të kaluar.
Nipi i Miro, Joan Punijet Miro tha se ngjyra, forma dhe materialet ishin vendimtare në punën e artistëve nga krahina spanjolle e Katalonias.
Sipas tij, gjyshi i tij kuptoi “magjinë e ngjyrave, interpretimin e ëndrrave dhe poetikën e Surrealizmit”.
Ekspozita në Muzeun e Kulturës në Milano do të vazhdojë deri më 11 shtator.
Joan Miro (1893-1983) ishte një piktor spanjoll, skulptor dhe qeramist. Ai ka aplikuar edhe artet e ndryshme si edhe grafikën, por sidomos muralet e veta të famshme.
Veprat e tij i përkasin drejtimit të surrealizmit.