• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspozita artistike ‘Përmes lentes të leximit’ vjen për publikun e Tiranës më 26-27 nëntor dhe ju mirëpret ta vizitoni

by
26/11/2022 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përmes lentes të leximit” është një ekspozitë fotografike e cila synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e leximit për brezin e ri përmes lenteve tè aparatit fotografik. Fotografitë janë letra artistike të printuara bardh e zi në përmasa të ndryshme.

Fotografi, z. Dauti prezanton magjinë e të lexuarit përmes objektivit të aparatit të tij. Protagonistët janë njerëz të zakonshëm të cilët bashkohen në një proces të përbashkët, atë të leximit, të vjetër sa vetë koha. Çdo individ e përjeton procesin në mënyrë unike duke u lidhur me pjesët më intime të shpirtit të tij.
Në një kohë kur të rinjtë, përveç teksteve shkollore, janë kryesisht të fokusuar te pajisjet elektronike kjo ekspozitë vjen si një ftesë për të sfiduar trended e momentit dhe për t’u rikthyer te leximi i librave.

Një event kulturor ku kombinohen forma të shumta arti: fotografia, muzika, leximi i poezve nga zonja Ema Andrea, librat në rafte dhe ekspozita virtuale për ata që do ta ndjekin virtualisht. Ky event kulturor synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e leximit tek të rinjtë dhe përfshirjen e tyre aktive në aktivitete kulturore që lënë gjurmë. Aktivitete kulturore që gjenerojnë angazhim dhe veprim në shoqëri.

Ekspozitën do mund ta shijoni nga data 26-27 Nëntor pranë:

– Shtëpia muze “Ismail Kadare”

– Qendra Kulturore Tulla

Fotografitë e ekspozitës janë përzgjedhur pa kohë dhe pa fytyrë për të treguar se leximi është njëkohësisht një zakon sa i vjetër dhe aktual . Ato përfaqësojnë virtytin e leximit si një proces që lejon kontaktin me pjesën më të pastër të shpirtit. Në ekspozitë fotografitë ndryshojnë në ide dhe mesazhe. Çdo vizitor mund të gjejë diçka për të nxitur një emocion.

/e.d

Next Post
Aktori i njohur shqiptar vrau gruan dhe më pas veten/ Policia zbardh ngjarjen tronditëse

Aktori i njohur shqiptar vrau gruan dhe më pas veten/ Policia zbardh ngjarjen tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In