• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksporti i domates, Shqipëria e para në rajon, lë pas Serbinë, Greqinë, Rumaninë

by Java News
24/04/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në vitin 2018, eksportet bujqësore shqiptare kapën vlerën e 300 milionë dollarëve, një dyfishim në harkun kohor të pesë viteve. Një prej produkteve që ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve është pikërisht domatja, e vendosur rishtaz në qendër të vëmendjes për cilësinë e saj.

Pavarësisht disa rasteve të izoluara të keqpërdorimit me hormonet në tregun vendas, në vitin 2018 Shqipëria arriti të eksportonte plot 30 milionë dollarë domate, pothuajse eksluzivisht në vende të Bashkimit Europian.

Kjo e vendos vendin tonë në vendin e 20 në botë, sa i përket eksportit të domateve dhe të parën me diferencë në rajon. E gjatë vitit të lënë pas, mosregjistrimi i rasteve të kthimit të domates nga vendet e BE për shkak të keqpërdorimit të pesticideve flet qartë për një cilësi të shkëlqyer të këtij produkti shqiptar.

Konkretisht, pas Shqipërisë, e dyta në rajon përsa i përket eksportit të domates është Maqedonia e Veriut. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2017, eksportet e këtij produkti në këtë vend arritën shifrën e 17,1 milionë dollarëve. Më pas, vjen Greqia, me 14,2 milionë dollarë eksport domatesh, Bullgaria, me 8,2 milionë dollarë dhe Kroacia me 7,9 milionë dollarë.

Serbia, e cila pjesërisht plotëson nevojën e saj për domate me produkt shqiptar, ka eksportuar 5,3 milionë dollarë të këtij produkti, ndërsa Rumania dhe Bosnja, të dyja eksportojnë më pak se një milionë dollarë secila.

Përballë debatit të krijuar rishtaz në vendin tonë, natyrshëm shtrohet pyetja. Nëse domatet tona kanë probleme, përse ato janë më të preferuarat në të gjithë rajonin dhe pranohen kaq lirisht në vendet e BE-së, ku pa dyshim, kontrollet janë shumë herë më strikte se në Shqipëri?

 

/a.meta

Next Post
Denaj: Zhvillimi i zonave rurale, mbështetje fermave familjare

Denaj: Zhvillimi i zonave rurale, mbështetje fermave familjare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In