• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksportet Made in Albania në rritje, një markë që meriton besim

by Java News
23/12/2016 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Daniel Guçe
Eksportet shqiptare vijojnë të rriten, krahasuar me një vit më parë. Rritja e eksportit vjen për një sërë faktoresh duke përfshirë: incentivat në paketat lehtësuese, masat fiskale apo administrative, të ndërmarra nga qeveria shqiptare në disa sektorë të ekonomisë. Rritja e eksporteve gjatë këtij viti, është një tregues i rëndësishem jo vetëm për ekonomine por e lidhur kjo dhe me standardin e produktit që ne i ofrojmë konsumatorit vendas dhe të huaj . Tregu i Bashkimit Evropian, mbetet destinacioni kryesor i produkteteve shqiptare referuar kjo raportimeve të përmuajshme të INSTAT-it për këtë vit që po lëmë pas.

BE, SHBA, Kina dhe Turqia, mbeten nga partnerët më të mirë ekonomike të vendit tonë, sipas treguesve të Tregtisë së Jashtme. Por kush janë produktet Made in Albania?- me të cilat ne prezantohemi me konsumatorin e huaj dhe kush është perceptimi lidhur me produktet shqiptare?

Shqipëria vijon të jetë pjesë e shumë panaireve ndërkombetare, kryesisht në ato të agro- përpunimit, tekstil-kepucë, turizmit etj. Kjo është një mënyrë e mirë për të njohur konsumatorin e huaj me produktet shqiptare por dhe një mundësi për sipërmarrësit , për të studiuar treguan dhe për të parë konkurrentët e tyre lidhur me marketimin dhe standardin e produktit.

Programet e ndryshme të BE lidhur me platformat për partneritet në biznes janë një garant për sipërmarrjet shqiptare, në mënyrë që të kenë mundesi reale për gjetjen e partnereve distributor të produktit te tyre.

Mbetet për t’u vleresuar, se cilat janë potencialet e vendit tonë (në perspektivë), përsa i përket lëndës së parë apo prodhimit duke furnizuar tregjet e ndryshme apo duke qenë prezent në to.

Eksportet për periudhën, Janar – Tetor 2016 :INSTAT, rendisin në vendin e parë produktet e grupmallrave Tekstile – Këpuce. Për shkak të industrisë së rregjimit të përpunimit aktiv dhe brandeve ndërkombëtare prezente në Shqipëri, Made In Albania mund të gjendet në mbi 50 shtete të botës. Produktet e kësaj kategorie e kanë renditur Shqiperinë nga vendet më të mira sipas renkimit të institucioneve ndërkombetare duke marrë parasysh cilesinë e produktit Made in Albania si dhe respektimit të të drejtave te njeriut dhe kushteve të punës.

Në grupmallin e dytë dhe nga më të rëndësishmet janë produktet: ushqime, pije, duhan.

Produktet si vera, mjalti, vaji i ullirit, çajrat dhe bimet medicinale, etj janë produkte vazhdimisht në rritje përsa i përket eksportit. Sipërmarrësit e kësaj katergorie kanë qënë në nje sfidë të vazhdueshme përsa i përket përmbushjes së standarteve për produktet e tyre, jo vetem për eksport por edhe për konsumatorin vendas.

Bimët medicinale të cilat shkojnë për mjeksi, kozmetikë apo gatim , vazhdon ta rendisin Shqipërine si eksportuesen e parë në Evropë.

Vaji i ullirit mbetet i veçantë për vlerën autoktone të varieteteve shqiptare. Prodhuesit kryesor të vajit të ullirit, që janë edhe eksportues, janë pothuajse të pajisur me të gjitha çerfitikimet e standardeve ndërkombëtare, por edhe një ambalazh cilesor, çka e bën këtë produkt të denjë përballë konkurrentëve të tregje të huaja. Për fatin tonë të mirë mbetemi konkurrues me vajin e ullirit për shkak se fermeret shqiptarë nuk përdorin kimikate/preparate për të stimuluar rritjen e frutit.

Industria e verës, ka filluar të thyej tabunë e “verës së mirë nga importi”, duke shtuar prezencën në tregje të reja nëpërmjet eksportit. Prodhuesit shqiptar të verës, u vlerësuan me medaljen e artë dhe të argjendtë, në panairin Ballkanik të verës për vitin 2016, duke u vlerësuar për varietetin autokton.

Kategoria fruta-perime, ka pësuar rritje vitet e fundit përsa i përket prodhimit dhe eksportit.Produktet e kësaj kategorie mbeten konkurruese për shkak të cilësisë dhe çmimit. Pothuaj 80% e eksportit të fruta-perimeve, shkon në tregun e Bashkimit Evropian.

Shumë produkte të grupmallrave të tjerë që mbajnë markën Made in Albania duke përmendur ato të plastikës dhe vetrorezinës po sjellin një traditë të re në Shqiperi si në anën profesionale por dhe futjen e modeleve të industrive të reja.

Gjithë konteksti mësipërm , sigurisht që është pozitiv, dhe ne duhet të ndihemi krenar për produktet tona duke u përpjekur të gjithë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi dhe tradite zhvillimi të konsoliduar në këtë drejtim. Ka arsye për të besuar në cilesinë e markës “Made in Albania, prandaj le t’i japim kësaj marke besimin e merituar.
Lexo.al

Next Post
Kokëdhima presion socialistëve, tenton të hartojë listë paralele kundër Ramës në PS

Kokëdhima sulmon ashpër Ramën në Asamble: Do të vazhdoj lëvizjen brenda PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In