• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksportet kthejnë tendencën në rritje gjatë korrikut, por bien me 2.6% për 7 mujorin

by Java News
20/08/2019 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet i janë rikthyer rritjes në korrik, pas një performance të dobët në 6 muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, në Korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke u rritur me 3,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8,5 %, në krahasim me Qershor  2019. Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 2,3 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,4 %, në krahasim me Qershor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 1,1 %, krahasuar me Korrik 2018 dhe 14,1 %, në krahasim me Qershor 2019.

Në shtatëmujorin e parë të vitit 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 1

80 mld lekë, duke u ulur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 377 mld lekë, duke u rritur me 2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 197 mld lekë, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 3,6 %, këtë muaj është ndikuar nga

 

grupet: “Ushqim, pije, duhan” me +3,0 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,6 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +1,0 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar negativisht grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale”  me -1,8 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij shtatëmujori janë ulur me -2,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”  me -0,8 pikë përqindje.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi “Ushqim, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje.

 

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve

 

Rritja vjetore e importeve prej 2,3%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse,energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe“Tekstile dhe këpucë” me +0,8 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  me -1,2 pikë përqindje.

Si shtatëmujor, importet janë rritur me 2,6 %, krahasuar me shtatëmujorin e parë 2018. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale”  me +0,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 0,7 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2018, janë Kosova (7,3 %), Spanja (42,1 %), dhe Gjermania (17,1 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia (-3,6 %), Maqedonia (-17,1 %) dhe Mali i Zi (-19,3 %).

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova (24,4 %), Gjermani (4,9 %), dhe Maqedonia e Veriut (0,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia (-1,3 %), Spanja (-19,0 %) dhe Greqi (-2,1 %).

Në muajin Korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2018 janë Italia (2,7%), Greqia (11,0 %) dhe Turqia (4,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kina (-2,3 %), Spanja (-28,0 %), dhe Rusia (-66,6 %).

Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Kina (18,0 %), Greqia (10,3 %) dhe Turqia (6,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia (-6,4 %), Gjermania (-10,7 %) dhe Spanja (-14,9 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 72,2 %, të gjithë tregtisë. Në Korrik 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 83,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 66,7 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (38,6 %), Greqia (8,1 %), Kina (7,4 %), dhe Gjermania (6,9 %).

Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2019, me vendet e BE zënë 77,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Korrik 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 90,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 70,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (40,2 %), Greqia (8,7 %), Kina (8,2 %) dhe Gjermania (7,3 %). /Monitor

Next Post
Mallakastër/ Në gjendje të rënduar psikologjike, 46-vjeçari mbyllet në banesë dhe i vë zjarrin

Mallakastër/ Në gjendje të rënduar psikologjike, 46-vjeçari mbyllet në banesë dhe i vë zjarrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In