Një lëndë eksploziv është gjetur poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Pjetër Budi”. Forcat xheniere kanë rrethuar zonën duke krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Pritet që të bëhet edhe shpërthimi i kontrolluar.
Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se pakoja e dyshuar me eksploziv është konstatuar nga pronari i automjetit, Edmond Pasha i cili më pas ka njoftuar edhe policinë.
Ky shtetas nga informacionet paraprake, mësohet se nuk ka precedentë penale dhe se në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka konflikte.