• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksplorimi i zonës së Velçës për naftë dhe gaz, afrohet kompania kanadeze

by A R
15/02/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania kanadeze Pennine Petroleum Corporation njoftoi se ka miratuar një ditë më parë marrëveshjen për ndarjen e prodhimit me Albpetrol Sh.A për eksplorimin dhe zhvillimin e Bllokut të Velçës në Shqipëri.

Sipas njoftimit te vet kompanisë, marrëveshja finale e nënshkruar nga Pennine, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Albpetrol, shoqëria shtetërore e energjisë, është për një periudhë 6-vjeçare eksplorimi, e konvertuar në një leje prodhimi 25-vjeçare, pas zbulimit të rezervave të naftës ose gazit.

“Shqipëria ka një histori të gjatë për zhvillimin e naftës dhe gazit, që prej një shekulli dhe Pennine është shumë e kënaqur që po sjell ekspertizën e vet në këtë rajon”, tha shefi ekzekutiv N. Desmond Smith. Sipas tij, Shqipëria ka infrastrukturë të mirë të energjisë, legjislacionin e ngritur dhe rregulloret, dhe së fundmi ka pasur investime të rëndësishme në sektorin e energjisë.

Pennine planifikon të nisë një Raport Teknik në 60 ditët e ardhshme, dhe me të dhënat ekzistuese të identifikojë objektivat e mundshëm të shpimit në Bllokun e Velçës. Pennine po punon aktualisht me ekspertët e industrisë nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje mundëson një kontratë të balancuar mes riskut dhe shpërblimit për eksplorimin dhe shfrytëzimin e Bllokut të Velçës dhe ne shpresojmë që ka shumë mundësi në Shqipëri”,- tha CEO i Pennine, Richard Wadsworth, i cili ka udhëhequr Bankers Petroleum Ltd. në rizhvillimin e fushës së Patos Marinzës, si president nga 2004 deri në 2008.

Marrëveshja përfshin fazën e eksplorimit dhe atë të shpimit. Në fazën e eksplorimit, Pennine dhe Albpetrol do të shqyrtojnë të gjitha të dhënat ekzistuese në Bllokun e Velçës dhe do të përpunojnë të dhënat për përzgjedhjen e puseve për shpim. Faza e shpimit do të konsistojë në një angazhim për të shpuar një minimum prej dy pusesh, në një thellësi minimale prej 2,500 metra.

Pennine do të rikuperojë të gjitha kostot e eksplorimit dhe shfrytëzimit nga 90% e të ardhurave neto operative, pas pagimit të rentës prej 10%, dhe më pas do të jetë subjekt i Faktorit R të ndarjes së të ardhurave me Albpetrol, duke u luhatur nga 2% në 15% të të ardhurave operative neto, në varësi të shumëfishit të rikuperimit të kostos së projektit. Pasi të jenë shlyer të gjitha kostot, interesi i të ardhurave do të ndahet, me 50% për Ministrinë e Energjisë dhe 50% për pjesëmarrësit e marrëveshjes.

Termat dhe kushtet kryesore të Bllokut të Velçës janë nënshkruar në shkurt 2016. Pennine dhe Albpetrol ranë dakord në prill të vitit 2016 për kushtet dhe marrëveshja e ndarjes së prodhimit u dorëzua në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë për miratim. Pennine e rishikoi marrëveshjen e licencës, që ishte një komponent integral i marrëveshjes së ndarjes së prodhimit, në dhjetor 2016./ATA/a.m.

http://www.penninecorp.com/uploads/news/id41/pnn%2002142017%20final%20revised.pdf

Next Post
Alarmi i mjekëve, bakteri që rrezikon krizë globale, transmetohet përmes marrëdhënieve

Alarmi i mjekëve, bakteri që rrezikon krizë globale, transmetohet përmes marrëdhënieve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In