• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertja e ISHP, Bino: “Nuk duhet të ketë panik, duhet kujdes higjienik, kini besim tek ne!

by Java News
23/02/2020 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka dalë sot para mediave për të informuar për situatën në vend dhe masat e marra nga autoritetet për koronavirusin, i cili në Itali ka dhjetëra raste të konfirmuara.

Bino deklaroi se nuk duhet të ketë panik dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.

“Nuk duhet të ketë panik për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur. Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur tështimë. Mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë. Përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsideratë shpesh herë por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet të kujdesemi për higjienën’, deklaroi ekspertja e Shëndetit Publik.

Ajo theksoi se Instituti i Shëndetit Publik e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend dhe se ka disa pajisje që janë për diagnostifikim. “Nuk ka veç një pajisje por disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën. Ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t’u kryer diagnoza e koronavirusit në vend. Laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrolluar. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës dhe sidomos të Europës”, tha më tej Bino.

Ajo deklaroi se janë përforcuar masat në kufi dhe apeloi që të gjithë ata që udhëtojnë drejt apo nga zonat e prekura të njoftojnë për çdo shqetësim.

 

“E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor. Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Ka shumë diskutime për skanerat, për temperaturat. Por nga të gjitha studimet është treguar se ato nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme. Kapja e hershme vetëm nëpërmjet sistemit shëndetësor. Shqipëria është një vend që ka një eksperiencë shumë të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javës që shkoi provuam një testim të vetes sonë për të parë sa shpejt i kapim kontaktet. Sepse është e rëndësishme kapja e kontaktit dhe më tej marrja e masave për izolimin”, tha Bino.

 

Ajo sqaroi më tej se karantina është vend për të shëndoshët dhe iu kërkoi qytetarëve të kenë besim tek autoritetet. “Në qoftë se kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarantinë, në qoftë se kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira.

Janë përzgjedhur dhe struktura të tjera që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat qoftë për karantinën në shtëpi, qoftë për në struktura të tjera.

Është normale që njerëzit të kenë frikë por nuk duhet të ketë panik. Kini besim tek strukturat, kini besim tek ne dhe tek mua që po flas sepse shpesh e shoh që ka dyshime”, deklaroi Bino, e cila shpjegoi se koronavirusi merret nëpërmjet spërklave të pështymës dhe jo frymëmarrjes.

Next Post
Ndryshimet klimatike/ Ja 5 qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur

Ndryshimet klimatike/ Ja 5 qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In