• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksperti i naftës: Kompania SHELL dhe cili është ndikimi real i saj për Shqipërinë

by Java News
20/02/2018 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënshkrimi i marrëveshjes hidrokarbure për kërkim nafte në bllokun nr.4 në tokë mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SHELL konsiderohet një sukses edhe nga ekspertë të kësaj fushe.

Eksperti i njohur i naftës, Vlash Laçka në një intervistë për ATSH-në, tha se nënshkrimi i marrëveshjes për kërkimin e zbulimin e naftës dhe të gazit në bllokun nr.4 është një eveniment shumë i rëndësishëm për faktin se kompania SHELL është ndër kompanitë më të suksesshme dhe ndër më të mëdhatë për kërkimin, zbulimin dhe zhvillimin e vendburimeve.

“Vet prania e kompanisë së madhe SHELL, të mirënjohur, rrit interesin edhe të kompanive të tjera për të kërkuar e zbuluar rezerva të reja në territorin perspektiv që është goxha i madh dhe që mund të zbulohen rezerva të konsiderueshme për të rritur shumë mundësitë e vendit tonë që të përfitojë nga kjo lëndë strategjike që dominon në tërësi zhvillimin energjitik të vendit”, deklaron Laçka në një intervistë për ATSH.

Sipas tij, është edhe një sinjal shumë i mirë, sepse kompania SHELL që u angazhua në bllokun e Beratit dhe po insiston për të vlerësuar rezervat e mundshme në atë vendburim, do të thotë që ajo ka krijuar bindje se perspektiva e vendit tonë është shumë konkrete.

Pikërisht blloku nr.4, ashtu si edhe ai pranë tij, blloku nr. 5, vlerëson Laçka, konsiderohen ndër blloqet më me perspektivë për zbulimin e naftës apo gazit në gëlqerorë. Përveç probabilitetit të lartë që ka kjo zonë, thekson ai, pritet që edhe thellësia e zbulimit të jetë e niveleve që janë vendburimet e tjera, tashmë në zhvillim, në stadet e fundit të tyre të niveleve 3-4 mijë metra ndoshta edhe pak më shumë.”

Sipas tij edhe teknologjia e çpimit është e suksesshme për të arritur në një kohë sa më të shkurtër konkretizimin e vendburimeve.

Laçka komentoi edhe marrëveshjen e nënshkruar që sipas tij është e favorshme edhe për buxhetin e shtetit.
“Nisur edhe nga fjala e kryeministrit, i cili deklaroi sot se marrëveshja është e favorshme duhet përshpejtuar zbatimi i saj, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt te zbulimi i naftës dhe marrja e asaj pjese të fitimit që ne pak e kemi marrë në marrëveshje të tjera”, shprehet Laçka.
“Besoj se do të ketë shumë sukses dhe sa më shpejt të nisi punimet atje, kemi bindjen të gjithë se aq me afër është edhe zbulimi i vendburimeve të rezervave të reja të naftës dhe të gazit”, deklaron eksperti.f.f/Marre nga ATSH

ma.me

Next Post
Mos u lodhni, pse pranimi i azilit në Gjermani është mision i pamundur

Refuzimet nga vendet e zonës Schengen, shqiptarët ndër 3 popullsitë e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

Berisha viziton të lënduarit në spital, akuza policisë: Kriminelë me uniformë dhe të droguar…

February 21, 2026
Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In