• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti: Kur u zhduk SARS pse nuk ikën COVID-19, por Virusi do të kthehet, duhet të fitojmë imunitet

by Java News
13/04/2020 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksandër Sallabanda ekspert i shëndetit publik, në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e COVID-19.

Sipas tij në një luftë gjithmonë ka njerëz që sakrifikojnë për dikë tjetër, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me të keqen.

Profesor Sallabanda tha për gazetarin Endri Xhafo se është shumë e rëndësishme që situata të shihet me një sy kritik pasi kjo pandemi shkakton një trysni të madhe.

E pranoni mundësinë qarkullimit të virusit në një periudhë më të hershme?

Sallabanda: Nëse do ti futemi këtij diskutimi duhet ta konkretizojmë. Përpara një pragu epidemie ka gjithmonë vend për të diskutuar. Një virus që nuk jep infeksion nuk është e lehtë të supozohet se ka qenë , kjo duhet faktuar dhe ne nuk e faktojmë dot. Për të dalë nga kjo situatë një nga kriteret është edhe marrja e masave. Marrja e masave është në të gjithë botën. Besoj që për çdo zhvillim, ne shikojmë Amerikën, si shpëtimtarin tonë. Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet.

Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda. Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës.

Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit. Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin.

Gjatë bisedës në studio mjeku u shpreh se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu, ndërsa theksoi se virusi do të zhduket në mënyrë naryrore.

Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket koronavirusi?

“SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu. Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.”

Më tej ai u shpreh se shkenca kërkon kohë dhe durim, ndërsa theksoi se për personat që janë mbipeshë ka rrezik që pa lëvizur të dëmtohet, ai që është me diabet ka nevojë për mjekim. “Duhet treguar kujdes edhe me qëndrimin në shtëpi”,theksoi Sallabanda.

Virusi do të rikthehet në shtator?

Sallabanda: Patjetër që po.

Ndër të tjera ai theksoi se duhet të gjendet se kush janë kitet më të mira në mënyrë që të ndërtohet shtresa imunitare. Janë dy teste për tu bërë, testi për të zbuluar nëse e kemi pasur virusin dhe teste për antikorpin.

Një gjë është e sigurt që ne duhet të shpëtojmë jetë dhe të çojmë ekonominë përpara. Shtresën imunitare të popullatës pjesërisht do ta ndërtojmë nga imuniteti natyror dhe pjesërisht nga vaksina.

Next Post
Kosova/Mjeku infeksionist: 4 pacientë me COIVD-19 në gjendje kritike, 6 të tjerë me oksigjenoterapi

Kosova/Mjeku infeksionist: 4 pacientë me COIVD-19 në gjendje kritike, 6 të tjerë me oksigjenoterapi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In