Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi tha në “Real Story”, në “News 24”, se në Ballkan gjenden 5 milionë armë në duart e qytetarëve.
Sipas tij, ky fakt tentohet të shfrytëzohet nga organizata të caktuara kriminale, si mund të jetë ato të ISIS.
“I gjithë procesi që është ngritur në Shqipëri nga vitet ‘2000 dhe ’90-të në botë, në parandalimin e financimit të terrorizmit. Në një vend të caktuar mosfinancimi i terrorizmit është prerja e lidhjeve ku bëhen kalimet nga njëra vend në tjetrin. Në këtë aspekt duhet të dalën të dyja nivelet e diskutimit, thash nuk ka përcaktim deri më tani që grupe të shkaktuara kriminale të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën. Në Shqipëri organizatat që u përdoren Al-Keadat për të mbërritur në Shqipëri ishin institucionet donatore. Dua të theksoj që në kontekste të caktuar si ajo shqiptar dhe ballkanik ku armët si pasojë e situatave gjenden lehtësisht. Bëhet fjalë për Ballkanin, për rreth 5 milionë armë që gjenden në duart e njerëzve dhe sigurisht për të pasur akses në armë të tilla, grupet terroriste i afrohen personave që kanë armë, por jo duke i prezantuar punët e tyre. Edhe vetë strategjia e ISIS-it ka qenë të inkurajojë grupet ë vogla që vetë-organizohen dhe synojnë të kryejnë akte të cilat shkaktojnë viktima. Por siç e përmendët dhe ju shtypja me makinë e dy tre vetave krijon më pak shpërqendrim, krahasuar me atë të një shpërthimi”, tha Dyrmishi.