• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eksperti i kriminalistikës flet për arrestimin i tre të rinjve në Gramsh: Faktet që janë agjentë të “GRU”, pse mund të lirohen?

by Java News
05/09/2022 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë deklaratën e fortë në ABC LIVE, duke thënë se tre të arrestuari në Gramsh janë spiunë rus.

Sipas tij, të gjitha faktet kanë vërtetuar se të paktën dy të arrestuarit i përkasin GRU-së, ruse dhe paguhen. Ai ka shtuar se që nga 7 marsi Shqipëria është në “luftë” me Rusinë, pasi kjo e fundit na shpalli vend jo miqësor.

“Koha nuk duhet të zbeh gjerat për të ulur vigjilencën. Apo për tu bërë shkak që të lirohen. Negociatorët janë afruar dhe dy prej tyre mund të lirohen. Se mund edhe të shkëmbehen me interesa edhe për aleatë. Në Shqipëri vijon të ndodh. Që nga 7 marsi 2022 ne jemi në luftë. Shqipëria vijon furnizon me armë Ukrainën si pjesë e NATO. Jemi përballë me një shtet siç është Rusia. Aktualisht Rusia ne na ka shpallur vend armik që nga 7 marsi. Pres që në vijim, Shqipëria do të marrë veprime shumë të guximshme, kundrejt Rusisë dhe Bjellorusisë.” tha Karamuço.

Eksperti i kriminalistikës ka shtuar se Rusisë i intereson të marrë disa përgjigje dhe këto përgjigje tre të arrestuarit në Gramsh kanë mundur t’i gjejnë. Mes të tjerash Karamuço theksoi se ka mundësi të lartë që spiunët rus të mund të lirohen, ndoshta edhe në kuadër të shkëmbimeve të NATO-së si pjesë e saj.

“Këta person, nga dokumentacioni që është sekret. Po janë agjentë rus. E konfirmojnë. Janë të GRU ruse. Janë të paguar nga këto shërbime. Drejtoria 7 quhet. Janë rekrutime edhe nga civilët. Si këta. Ata i gjejnë studentë. Ata vijnë me pyetje të sakta. A ka NATO plan për të prodhuar fishekë. A prodhon ende? A ka armë që janë në Ukrainë? Ndaj kishte një kimist me vete. Rusët nuk vijnë për të vrarë këtu. Agjentura kërkon përgjigje. Në Kuçovë u ngrit pyetja a kishte raketa patriot aty ?” tha Karamuço.

Karamuço ka shtuar se në celularët e rusëve janë gjetur edhe foto apo skica të digave kryesore në vendin tonë. Dhe kjo ka shtuar dyshimet për agjentura të huaja.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfliktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

g.kosovari

Next Post
Spartak Braho pëson parainfarkt, shtrohet me urgjencë në spital

"Po përgatisin grusht shteti në Shqipëri si në ’98"/ Paralajmërimi i Brahos për Berishën dhe Metën: Ja kush u jep urdhra për destabilizimin e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In