• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti britanik: Ndryshimi i kufijve Kosovë – Serbi, zgjidhje e mundshme!

by Java News
09/02/2019 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka asnjë arsye që të ketë droje nga ndryshimi i kufijve, si një zgjidhje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë – thotë studiuesi në i Shkollës Ekonomike të Londrës dhe i Shkencave Politike, eksperti për Evropën Juglindore, James Ker-Lindsay.

“Nëse deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 nuk përbën shqetësim në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe nuk ka çuar në konflikt, pse duhet që marrëveshja mes të Beogradit dhe Prishtinës të përbëjë shqetësim për opinionit publik ndërkombëtar?”, pyeti ai në një intervistë me Tanjug, duke iu referuar mundësisë së ndryshimit të kufijve.

Sipas tij, është e kuptueshme që ka shqetësime në lidhje me ndryshimimin e kufijve, apo ndryshe shkëmbimin e territoreve si një zgjidhjee mundshme, por thotë se ka “argumente të forta” që sugjerojnë se nuk duhet të ekzistojë frikë nga ndonjë konflikt si rezultat i një zgjidhje të tillë.

Bashkësia ndërkombëtare, shton ai, duhet të pranojë çdo zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, nëse palët dakortësohen, përfshirë dhe shkëmbimin e territoreve.

“Unë e di se kjo është një çështje e mprehtë. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Unë e di se disa vende dhe po e tërheqin njohjen, por nuk duhet besuar se është e mundur që Kosova të bashkohet sërish me Serbinë. Në të njëjtën kohë, Prishtina e di se nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë. Mendoj se kjo është vendimtare dhe siguron një mundësi për të dy palët për të arritur një marrëveshje”, tha ai.

Ker-Lindsay thekson se shumë e shohin idenë e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me ndjenja të përziera, por është e rëndësishme që udhëheqësit e të dyja palëve të diskutojnë të gjitha opsionet.

“Nëse palët bien dakord, ne duhet t’i pranojmë dhe t’i mbështesim ndërkombëtarisht”, tha ai.

Ai shton se nuk ka dyshim se çdo ndryshim kufijsh në Ballkan shihet me nervozizëm, se ka shqetësime që kjo mund të ketë një ndikim negativ në Bosnje. Por sipas tij, kjo nuk ka pse ndodh.

“Nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje e cila do të pranohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kështu nuk do të ketë ndonjë pasojë për Bosnjen apo se kjo do të ndikonte në situatën në Bosnje”, tha ai.

Profesor Ker-Lindsay beson se arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës do ta bënte Ballkanin Perëndimor një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Ai gjithashtu thotë se zgjidhja e konfliktit midis Maqedonisë dhe Greqisë ka krijuar një “moment pozitiv” në rajon, i cili duhet të përdoret.

“Zgjidhja e çështjes së emrit të shtetit të Maqedonisë është një lajm fantastik për rajonin. Ajo zgjidh një problem që ka ekzistuar për më shumë se 25 vjet. Shumica e atyre që kanë ndjekur zhvillimet në Ballkanin Perëndimor e dinë që ne kemi pasur tre probleme të mëdha. Një prej tyre ishte çështja e emrit të Maqedonisë, tjetri është problemi midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe i treti është Bosnja. Marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit ka ulur numrin e problemeve në rajon”, theksoi ai.

Tani, ai është i bindur, ai duhet t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së dy problemeve të mbetura, në mënyrë që, të themi, të “përfundojmë punën në Ballkanin Perëndimor”.

“Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet të jetë pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes Athinës dhe Shkupit”, shtoi shpjegon analisti britanik./a.meta

Next Post
VIDEO/ Premier League, nuk ndalet United

VIDEO/ Premier League, nuk ndalet United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In