• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ekspertët ushtarakë: Thaçi e teproi në paradën te FSK

by Java News
14/12/2018 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që njëherësh është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Sigurisë së Kosovës, dje ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari”. Ai para ushtarëve të FSK’së ka dalë me uniformë. Por, presidenti i vendit nuk e ka respektuar uniformën e ushtrisë. Ai gjatë parakalimit nuk ka pasur të vendosur kapelë – nuk e ka veshur komplet uniformën. Për këtë, Thaçi është kritikuar nga ekspertë ushtarakë. Ata thonë se presidenti  është dukur qesharak.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se paraqitja e presidentit Hashim Thaçi në Kazermën “ Adem Jashari” ishte imazhi më i keq për Ushtrinë e Kosovës.

Selimi në një deklaratë për Gazetën Express ka thënë se Thaçi, si komandant i përgjithshëm i FSK’së, nuk ka respektuar rregulloren për uniformat dhe dukjen personale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deputeti i VV’së madje ka thënë se “Thaçi sot është dukur si një palaço”.

“Ai nuk e ka respektuar sot FSK’në me paraqitjen që e ka bërë. Në momentin që e vesh një tesh me simbole të Kosovës, në këtë rast Thaçi e ka pasur të veshur xhaketën, është dashur që të vendos në kokë edhe kapelën. Po ashtu ai është dashur të veshë edhe pantallonat, t’i mbathë çizmet dhe të duket tamam si një ushtar”, ka thënë Selimi.

Ai ka bërë me dije se Thaçi me veprimet e tij ka fyer FSK’në dhe ka treguar mosrespektim. E krejt këto veprime, sipas Selimit, janë të qëllimshme.“Thaçi këtë veprim e ka bërë me qëllim. Ai të gjithë gjërat e këqija i bën me qëllim. Kështu ka vepruar edhe dje. Ka mundur të vishet siç duhet, por ai sot veshi vetëm një gjaket të ushtrisë, derisa pjesën tjetër te rrobave i kishte zyrtare”.

Kurse, ish-ushtaraku tjetër, Naim Maloku ka thënë për Gazetën Express se Hashim Thaçi ka imituar presidentët amerikanë me paraqitje.

“Presidenti sot siç duket me paraqitjen e tij i ka imituar presidentët amerikanë. Ata nuk mbajnë kapele në paraqitjet e tyre. Ushtaraku duhet me patjetër ta mbajë kapelën, mirëpo për presidentin nuk e di nëse është praktikë një gjë e tillë. Është në vullnetin e tij nëse do ta mbajë apo jo kapelën”, ka thënë Maloku. Hashim Thaçi, një ditë para votimit të ushtrisë në Kuvend, në rolin e komandantit suprem përformoi me uniformë në kazermën “Adem Jashari”.

Transformimi i FSK-së në ushtri, asnjëherë nuk ka qenë më afër. Sot do të votohet në lexim të dytë pakoja e projektligjeve, të cilat do ta bëjnë Kosovën me ushtri.Ndërkaq, SHBA deri tani ka kundërshtuar krijimin e ushtrisë së Kosovës, pa pajtimin e përfaqësuesve serbë.

Amerikanët kërkonin që ushtria të bëhej sipas ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa tashmë SHBA i ka dhënë përkrahje transformimit të FSK-së sipas ligjit. Megjithatë, brenda NATO’s ka qëndrime të ndryshme nëse Kosova duhet ta formojë tani ushtrinë.

Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar është deklaruar se është kundër formimit të ushtrisë. Pro, nuk është as Gjermania.

Nesër, më 14 dhjetor, në Kuvend është paraparë që të dalë në votim në lexim të dytë pakoja e ligjeve për transformim të Forcave të Sigurisë në ushtri. (b.an)

Next Post
EMRI/ Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset 18-vjeçari në Selitë

Plagosje me thikë në Burrel, arrestohet 27-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

February 4, 2026
Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

February 4, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In