• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekspertët: Tatimet e doganat përgjegjëse për rënien e të ardhurave

by
04/08/2015 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët: Tatimet e doganat përgjegjëse për rënien e të ardhurave

Administrata tatimore dhe ajo doganore janë përgjegjësit kryesorë për rënien e të ardhurave në buxhet si dhe për evazionin fiskal”. Ky përfundim vjen nga ekspertët financiarë të cilët shprehen se mbledhja e detyrimeve është minimale.

“Është një qasje e herëpashershme e administratave tona tatimore dhe doganore që fiksohen në planet jo në planin e qeverisë apo ministrisë por fiksohen dhe e quajnë të mjaftueshëm realizimin e të ardhurave të një viti më para apo dy viteve më parë pra është si një lloj plani minimalisht i tyre”, shprehet Olti Rrumbullaku për A1 Report.

“Tregtia me pakicë janë rritur 4.7 % dhe kur vjen puna ne nuk kemi realizuar buxhetin ose si të themi të ardhurat fiskale sidomos nga TVSH ose të tjera. Ky mos realizim vjen nga një e keqe e madhe që është në Shqipëri që unë e quaj të frikshme që 47% e konsumit në Shqipëri nuk tatohet. Unë them që në fushën fiskale kjo qeveri nuk ka bërë atë që duhet pse sepse nuk ka vendosur një sistem që t’i funksionojë”, thotë Agron Binaj.

Sipas Rrumbullakut, ndryshimet ligjore për TVSH-në dhe politikave tatimore të ndërmarra para një viti nuk kanë sjellë rezultatet e duhura

“Ndryshimet e 2014 pavarësisht se tentonin mirë-administrimin lanë disa hapësira dhe krijuan disa favore të cilat janë përmendur të paktën edhe nga FMN-ja që më shumë kanë sjellë humbje të të ardhurave shpesh edhe duke shmangur, pra jo në mënyrë jo ligjore, por duke shfrytëzuar hapësirat ligjore që janë duke sjellë më pak të ardhura për shtetin”, – thotë Rrumbullaku.

Shkurtimi i shpenzimeve në buxhet për shkak të ardhurave sipas ekspertëve, do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.

“Aty përveç pensioneve dhe pagave qeveria në çdo zë që është në buxhet shef një mundësi për të shkurtuar. Aty ku ndoshta një vit më parë mund të ketë qenë më shumë bujare le të themi tek ndihma ekonomike mund të rikthehet në nivelet që ishte para disa muajve apo te investimet publike apo te shpenzimet operative”, theksoi eksperti financiar Olti Rrumbullaku.

“Shteti do të detyrohet tani që do vendosi atë që quhet ekuilibër buxhetor do heqë ca shpenzime nuk flasim për pagat se pagave nuk ka çfarë t’i bëjë, se do t’i japë paga,t por do të jenë këto shpenzimet kancelerike, shpenzime të tjera administrative, jo këto shpenzimet që kanë të bëjnë me investimet se nuk ma merr mëndja që ai ta shtrijë”, tha Binaj.

Ministria e Financave raporti se në gjashtë muajt e parë të vitit u arkëtuan 8.6 miliardë lekë më pak ose 4.5 përqind.

Next Post

Si ndikojnë viagrat tek burrat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In