• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët psikolog trajtojnë fëmijët e abuzuar në Shkodër

by Aalison Pearse Stevens
19/05/2016 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shërbimi Social Shtetëror i është drejtuar Bashkisë Shkodër, nën varësi të së cilës është Shtëpia e Fëmijës Shkollor Shkodër, ku i kërkon që të ngre një grup të menjëhershëm pune për trajtimin e fëmijëve të abuzuar. Këtë e bën të ditur ky institucion, në një deklaratë të shpërndarë për mediat ku thotë se:

“Pas veprimeve të Prokurorisë dhe informimit mbi rastet e abuzimit në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor Shkodër, Shërbimi Social Shtetëror i është drejtuar Bashkisë Shkodër dhe në veçanti Drejtorisë së Shërbimit Social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve pranë kësaj Bashkie të marrin masat për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve të abuzuar sipas përcaktimit të detyrimeve që burojnë nga Ligji 10347 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” dhe Urdhrit nr. 10, datë 25.02.2015 për procedurën e menaxhimit të rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje” .

Shërbimi Social Shtetëror i ka rekomanduar Bashkisë Shkodër, ngritjen e  një ekipi pune, me profesionistë të specializuar për vlerësimin dhe trajtimin e rasteve të fëmijëve të abuzuar seksualisht, në përbërje të të cilit duhet të ketë:

1.Punonjësi i Mbrojtjes së Fëmijës që është edhe menaxheri i rastit dhe koordinatori i planit të ndërhyrjes;
2.Psikolog i specializuar për fëmijet, me përvojë në vlerësimin psikologjik dhe trajtimin e rasteve të fëmijëve të abuzuar seksualisht;
3.Mjek pediatër ose mjek i specializuar ose me përvojë në trajtimin e rasteve të tilla;
4.Sipas nevojës mund të jetë edhe një mjek psikiatër;

Ky ekip duhet të bëjë vlerësimin e thelluar të rasteve (sipas disiplines) dhe të përpilojë një raport të plotë të vlerësimit. Punonjësi i Mbrojtjes së fëmijëve, pas vlerësimit mbledh menjëherë grupin multidisiplinar në përbërje të të cilit duhet të jenë profesionistë dhe persona që duhet të ofrojnë shërbime të menjëhershme dhe afatgjata për fëmijën, dhe të marrin vendimet e nevojshme për rehabilimin dhe trajtimin afatgjatë.

Shërbimi Social Shtetëror angazhohet të marrë pjesë në mbledhjen e grupit multi-disiplinar dhe të gjejë një akomodim alternativ për fëmijët nëse sipas ekipit të specializuar të vlerësimit, fëmijët duhet të zhvendosen nga institucioni “ –  thuhen në kërkesën e Shërbimit Social Shtetëror drejtuar Bashkisë Shkodër.

ma.me
Next Post

Pas humbjes së Partizanit, Alban Hoxha gjen "ngushëllim" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In