• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ekspertët paralajmërojnë: Kosova t’ia lërë topin Serbisë, nëse përmbush detyrimet në 2025, presioni do jetë mbi Beogradin!

by B K
03/01/2025 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2024 konsiderohet si viti maratonik i zgjedhjeve që sollën ndryshime në administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë të Bashkimit Evropian.

Në Kosovë, pritjet janë që këto ndryshime do të sjellin lëvizje pozitive në proceset e integrimit e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Megjithatë, njohësit ndërkombëtar nuk presin që Kosova dhe Serbia të jenë lartë në agjendën e administratave të reja, aq më pak në atë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Nuk mendoj që Ballkani do të bëhet prioritet i madh, por presidenti Trump është i familjarizuar me Ballkanin, është i familjarizuar me Kosovën dhe Serbinë, sepse e ka arritur marrëveshjen e Uashingtonit me ish-kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç.

Pra është i familjarizuar me ta dhe e ka përmendur para zgjedhjeve. Janë të vetëdijshëm për këtë, do të shtyjnë disa projekte infrastrukturore mund t’i shtyjnë, këtë korridorin e tetë që është projekt strategjik”, shprehet Edward Joseph në një intervistë për Tch.

Po ashtu, në vitin 2025, nuk pritet ndonjë rezultat konkret në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, profesori amerikan thotë se qasja duhet të ndryshojë për faktin se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet destabilizuese.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse, kështu që nuk duhet të vazhdohet tutje, përderisa vetëm Kosova mbahet përgjegjëse dhe ka masa ndëshkuese dhe Serbia nuk mbahet përgjegjës dhe duhet të ndalohet kjo”, thotë Joseph.

Përpos kësaj, njohësit e shohin të nevojshme edhe ndërmarrjen e veprimeve në drejtim të normalizimit edhe nga ana e Kosovës, siç kërkohet me nisjen e procedurave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Unë shpresoj që do të ketë lëvizje në drejtim të implementimit të marrëveshjeve të arritura në mënyrë që topi t’i ngelet në fushë Serbisë dhe ajo pastaj të ketë presion për të implementuar pjesën e saj të marrëveshjeve dhe jo të qëndrohet ne status quo, të qëndrohet në vendnumëro e cila nuk është në të mirën e popullit të Kosovës”, tregon Adrian Shtuni, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Kërkohet mes tjerash edhe një reflektim nga qeveritarët në Kosovë, pasi që konsiderohet se në këtë pikë, Kosova po humb qoftë kredibilitetin por edhe përfitimet që vijnë nga Bashkimi Evropian.

“Nuk mund të ia lësh në derë Bashkimit Evropian obligimin që e ke ti dhe që ta kanë bërë të qartë për një kohë shumë të gjatë se çfarë duhet të bësh në mënyrë që ato sanksione të largohen. Shpresoj që do ketë vetëdije, do të ketë sinqeritet në komunikim me publikun nga ana e kujtdo qeverie që do të vijë nesër”, shprehet Shtuni.

Përgjatë vitit 2024, Kosova dhe Serbia zhvilluan dialog teknik derisa nga Bashkimi Evropian kërkohej zbatimi i marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksit të saj të Ohrit.

Në këtë pikë, për më shumë se një vit, Kosova është e sanksionuar nga Bashkimi Evropian./TCH

Next Post
Të shtënat me armë në Shkodër/ Policia: Kemi ngritur pika kontrolli, autori po lëvizte … (FOTO)

Atentati në Berat, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët që qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In