Ekspertët e sigurisë kanë zbuluar disa të meta serioze të sigurisë në celularët Android, të cilat mund t’i lënë miliona përdorues të prekshëm nga hakerët.
Këto gjetje vijnë nga një ekspert i cili thotë se celularët që veprojnë me enkriptim (konvertim i informatave në kode kompjtuerike) të diskut të plotë (FDE) dhe ata me çipa Qualcomm janë në rrezik më të madh.
Ky zbulim u bë nga eksperti i sigurisë Gal Beniamini nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, i cili tha se këto pajisje janë veçanërisht të prekshme nga hakerët.
Hakerët mund t’i gjejnë këto të meta të sigurisë në këta celularë dhe të fitojnë qasje në të dhëna personale, tha ai./a.m.