• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët: Futja në BE do e thellojë “ikjen e trurit”

by Java News
27/12/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Objektivi i disa vendeve që duan me çdo kusht të jenë pjesë e Bashkimit Europian, ku bën pjesë edhe Shqipëria, pritet që të japë efekt drastik në drejtim të rrjedhjes së trurit jashtë kufijve. Në një analizë të sajtit europeanwesternbalkan.com në fokus është vënë rasti i Kroacisë, e cila qysh nga viti 2013 kur u bë anëtare e BE-së ka raportuar shifra që tregojnë tendencën për një emigrim në rritje. Artikulli vjen si një reflektim i shifrave të Gallup që konfirmonin se 32 për qind e qytetarëve të Shqipërisë duan që të largohen ndërkohë që kjo shifër për Kosovën ishte 42 për qind duke regjistruar nivelin më të keq ndër 152 vende ku u mbajt anketa përgjatë 2015-2017.

“Kroacia raportoi se numri i papunësisë ra nga mesi i vitit 2015 në mesin e 2016 me 95 mijë persona por numri i të punësuarve u rrit vetëm me 14 mijë çka tregon se 80 mijë persona kanë lënë vendin e tyre” thuhet në analizë.

“Kur shohim shembullin e Kroacisë shohim që hyrja në BE është shkaktari kryesor dhe njerëzit nisën të lënë vendin në numra të konsiderushëm që konfirmon vetëm se anëtarësia në BE nuk mund t’i mbajë ata brenda. Nëse sundimi i ligjit dhe mundësitë për njerëzit që të ecin para mungojnë, nëse nuk ka liri të mjaftueshme shprehjeje dhe potencial për kreativitet, anëtarësia në Bashkimin Europian nuk është se do të thotë edhe aq shumë” nënvizon Alida Vračić, Drejtore Ekzekutive e Populari.

Një tjetër ekspert vlerëson se e njëjta histori do të përsëritet edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor për aq kohë sa nuk ka zgjidhje për sfidat që hasen apo që nuk ka një vizion të fortë social që t’iu ngjallë njerëzve dëshirën për të investuar.

“Nëse marrim një qytetar nga Estonia që shkon për shembull në Suedi ai ka një perspektivë komplet të ndryshme krahasuar me Boshnjakët apo serbët që lënë Ballkanin. ai sheh pas në Estoni dhe me eksperiencën që ka fituar mund të mendojë edhe të kthehet apo ndoshta të transferojë njohuritë që ka fituar në Suedi ose të lidhë kompani suedeze me ato në Estoni. Këtu shembujt e njerëzve që kthehen dhe investojnë në biznes janë të paktën vlerëson” tha Andan Ćerimagić, analist pranë Iniciativës për Stabilitet Europian.

“Nuk është thjesht për papunësinë”

Ekspertët tregojnë se emigrimi nuk është thjesht për çështje papunësie në vendin e tyre të origjinës.

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet kur flasim për migracionin nga vendet e Ballkanit Perëndimor është që është një emigracion i ligjëruar. Në vitin 1990 në Ballkan kishim refugjatë dhe azilkërkues ndërsa sot njerëzit po ikin për të studiuar, punuar apo për tu bashkuar me familjet e tyre” shprehet Ćerimagić.

Alida Vračić, Drejtore Ekzekutive e Populari bie dakord me këtë vlerësim. “Faktorët që janë kyçë janë ato ekonomikë ose pamundësia për të gjetur një punë por në të njëjtën mënyrë ndiqet nga pakënaqësia e tejzgjatur dhe nga ndjesia që ndryshimet e dëshiruara nuk po ndodhin ose po ndodhin shumë ngadalë” shprehet ajo.(Monitor)

a.cupaj

Next Post
Oferta e Serbisë: Tërhiqni njohjen e Kosovës, ju japim armatim falas

Oferta e Serbisë: Tërhiqni njohjen e Kosovës, ju japim armatim falas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In