• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ekspertët e Ballkanit: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk është më në tavolinë

by Java News
16/11/2019 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy njohësit e rrethanave në Ballkan, Wolfgang Petrich dhe Edward Joseph, kanë folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Petrich ka thënë se trasenë se nga do të shkojnë bisedimet duhet ta shtrojnë vetë Prishtina dhe Beogradi pa ndërhyrje nga jashtë, ndërkohë Joseph, duke folur për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se tashmë ideja e korrigjimi të kufijve është duke u zhbërë si ide.

Sipas Joesph duhet të pritet dhe të shikohet se si do të qaset në dialog Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka thënë se do të jetë i përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Qeveria në Prishtinë duhet të presë sepse ekziston një figurë krejtësisht e re politike në lojë – Albin Kurti, të cilin nuk e kemi parë deri më tani në Kosovë apo rajon, i cili është i përqendruar në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Joseph, transmeton Express.

Sipas Joseph, Kurti do t’i japë një intensiteti të ri bisedimeve, dhe sipas tij përfshirja e kreut të VV-së në dialog mund të ndryshojë edhe pozicionin e Hashim Thaçit.

“Do të japë gjithashtu një vrull të ri në bisedime, por gjithashtu mund të ndryshojë pozicionin e presidentit Hashim Thaçi. Unë pres ndryshime në dialog, por në të njëjtën kohë nuk besoj se ajo do të zhvendosë pozicionet e veta kur bëhet fjalë për reciprocitet dhe shkëmbimin e territorit”, ka shtuar Joseph.

Tutje Joseph, shprehet se është i lumtur që tashmë korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve ka filluar që të zhbëhet si zgjidhje, pasi sipas tij një ide e tillë do të ishte fatkeqësi për dy palët.

“Unë jam i gëzuar që shkëmbimi i territoreve po zhbëhet si zgjidhje pasi do të ishte fatkeqësi për të dyja palët, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Disa udhëheqës në rajon, siç është presidenti i Maqedonisë Veriore e quajtën atë “idenë më të dobët”. Unë mendoj se do të ketë pasoja negative për serbët, për këtë arsye, njerëzit në Kosovë janë të brengosur me të drejtë. Serbia duhet ta trajtojë Kosovën me respekt dhe të bëjë marrëdhënie të qëndrueshme.

Kisha Ortodokse Serbe duhet të ketë sovranitetin mbi pasuritë e saj fetare dhe gjithashtu duhet të jetë sinjal për pakicën serbe që jetën në Jug se Serbia është gjithmonë e pranishme. Serbia duhet të mësojë nga e kaluara. Realiteti është se historia e fundit n Kosovë nuk filloi në vitin 1999, por një dekadë më herët me Millosheviqin, shpërnguljen, armatosjen e shqiptarëve… Të dyja palët duhet të merren me këto gjëra dhe të mos tregojnë gishtin njëra-tjetrës”, ka thënë analisti amerikan.

Sa i përket bllokimit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Joseph thotë se pajtohet plotësisht me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, i cili ka thënë se një vendim i tillë ishte gabim historik.

“Unë do të pajtohesha me atë që tha Matthew Palmer, duke e quajtur këtë gabim historik, pra mospranimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vendim plotësisht i keq nga Emanuel Macron. Ajo është e keqe në çdo rast dhe veçanërisht në imazhin e Maqedonisë Veriore që ka bërë hapa të mëdhenj dhe lëvizje të rrezikshme madje edhe emocionuese për qytetarët e saj. Shpresoj se ka ende një vizion evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Macron duhet të marrë përgjegjësi për zhvillimet negative që mund të ndodhin në rajon” ka potencuar ndër të tjera.

Ndërkohë ish-diplomati austriak, Wolfgang Petrich, thotë se dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i duhet një transformim i plotë.

“Duhet të shohim gjithashtu se cilat janë pikëpamjet e të dy palëve, Beogradit dhe Prishtinës, ku ekziston një ngërç nuk ka asnjë përparim dhe pastaj të shohim se çfarë do të bëhet”, thotë ai.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi duhet të vendosin se nga do të shkojë dialogu, duke potencuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të shtyjë në asnjë drejtim.

“Nëse të dy palët gjejnë një kompromis, bien dakord dhe vendosin diçka atëherë bëhet e mundur, përfshirë këtu edhe shkëmbimin e territorit, qasje kjo që është cilësuar e gabuar”, ka potencuar Petrich.

Next Post
Rama merr Zahon përdore dhe shkon në Panairin e Bujqësisë: Ti je katunar, i njeh mirë

Rama merr Zahon përdore dhe shkon në Panairin e Bujqësisë: Ti je katunar, i njeh mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In