Piku i koronavirusit në Britaninë e Madhe ishte përpara izolimit.”– u shpreh për Daily Mail një ekspert i njohur, i cili thotë se masat e kufizimeve ishin të panevojshme.
Carl Heneghan, profesor i mjekësisë së bazuar te provat në Universitetin e Oksfordit, ka deklaruar se të dhënat tregojnë që niveli i infektimeve u përgjysmua pasi qeveria nisi të nxiste njerëzit për të larë duart sa më shpesh si edhe rekomandoi mbajtjen e distancës deri në dy metra.
Ndër të tjera ai tha se më vonë qeverisë i doli situata nga duart dhe nxitoi të fuste vendin në karantinë gjashtë ditë pas këshillimit nga shkencëtarë që kanë rezultuar gabim në mënyrë të vazhdueshme gjatë krizës.

Heneghan vlerëson për Suedinë e cila nuk zbatoi karantinën pavarësisht kritikave të ashpra. Në Suedi janë regjistruar 140 raste për 100 mijë banorë, ndërsa në Britani janë 182 raste për 100.000 banorë. Suedia ka 15 vdekje për 100 mijë banorë, kurse Britania ka 24 vdekje për 100 mijë banorë.
Megjithatë Suedia ka ditur të mbrojë ekonominë, teksa më pak se 6 përqind kanë aplikuar për përfitimet e papunësisë. Në Britani kanë aplikuar një e katërta.
Të paktën 120,000 njerëz në Britani janë diagnostikuar zyrtarisht me virusin që prej fillimit të epidemisë në fund të shkurtit, dhe më shumë do të njoftohen më vonë sot.
Shkencëtarët tani kanë filluar të bien dakord se kulmi i epidemisë së MB ishte në 8 Prill, kur 803 njerëz vdiqën.
Profesori Sir David Spiegelhalter, nga Universiteti i Kembrixhit, tha: ‘Kjo tregon qartë se jemi në një pozitë të qëndrueshme, por më ngadalë, duke përmirësuar që nga kulmi i vdekjeve 12 ditë më parë, më 8 Prill.
“Por, duke gjykuar nga përvoja në Itali, ky mund të jetë një proces i gjatë”.
g.kosovari











