Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen dy djem të rinj.
Edhe siç shkruhet në përshkrimin e videos, bëhet fjalë për një eksperiment social, transmeton Telegrafi.
Eksperimenti social ka të bëjë me atë se si do të reagonin kalimtarët, sikur të shihnin një mysliman dhe një çifut duke ecur së bashku.
E mesazhi i tij është që të përhapet dashuri dhe ndërgjegjësim. /Telegrafi/