• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

by E S
10/02/2026 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i ri në Spanjë duket se po rrit shpresën për kurimin e kancerit të pankreasit, e cila është një ndër format më sfiduese të kancerit. Grupi i shkencëtarëve kanë zhvilluar një terapi kombinimi me tre barna, që shkatërrojnë plotësisht tumoret e pankreasit, tek minjtë e laboratorit.

Në vend që të sulmojë kancerin vetëm nga një drejtim kjo terapi e re godet njëkohësisht tre rrugë kritike që tumori përdor për t’u rritur dhe mbijetuar, ira e rritjes, receptori i sinjaleve dhe mburoja e mbijetesës.

Ky eksperiment i kryer në Spanjë hap dyert për prova të reja klinike, tek njerëzit duke ofruar një rrugëtim të ri, drejt shërimit të një prej sëmundjeve më të rënda të kohës sonë. Por, eksperimenti te njeriu është ende larg.

Mjeku Piro Paparisto, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, foli lidhur me këto zhvillime të fundit, duke theksuar se kërkimet shkencore janë të vazhdueshme, por shpesh shoqërohen me skepticizëm nga vetë mjekët.

Sipas tij, pavarësisht investimeve të mëdha dhe përpjekjeve shumëvjeçare, shumë terapi të reja kanë krijuar fillimisht shpresë, por më pas kanë humbur efektivitetin për shkak të aftësisë së lartë të qelizave kancerogjene për t’u përshtatur dhe rezistuar.

Megjithatë, Paparisto shprehet optimist se në 4–5 vitet e ardhshme, trajtimi i kancerit, përfshirë atë të pankreasit, pritet të kalojë në një nivel tjetër, duke hapur horizonte të reja shprese për pacientët.

“Në fakt këto kërkime dhe këto zbulime janë të vazhdueshme në luftën kundër kancerit, e cila ka vite dhe dekada tashmë që vazhdon me një intensitet dhe me shpenzime shumë të larta. Por, gjithmonë mjekët janë pak skeptikë, sepse ka pasur gjithmonë shpresa për terapi të reja të cilat i kanë dhënë shpresa, por më pas kanë dalë zhgënjim.

Qelizat e kancerit janë qeliza tona, janë qeliza humane dhe kanë një nivel të lartë inteligjence, dhe aftësia për të luftuar këto ilaçe apo terapi që ne përdorim është shumë e lartë. Për këtë arsye shumë nga terapitë që kanë ndodhur ka ardhur koha që e kanë humbur efektin e tyre. Prandaj dhe mjekët janë pak skeptikë. Ka akoma gjëra për të parë, unë mendoj që ka shpresë. Për 4-5 vite trajtimi i kancerit, jo vetëm i pankreasit do të kalojë në një tjetër nivel”, tha mjeku.

Next Post
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In