• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperiencë holandeze në menaxhimin e ujit në Tiranë

by Java News
31/10/2017 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të ujit të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të ndotura, duke shkëmbyer njohuritë dhe praktikat më të mira, ishte në thelb të memorandumit që Ujësjellës-Kanalizime Tiranë nënshkroi dje me Autoritetin Rajonal të Ujit të Delflandit në Holandë dhe kompanisë “Dunea”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, ndodhen për një vizitë dy ditore në Amsterdam për të ndjekur punimet e konferencës për Javën Ndërkombëtare të Ujit.

Pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi të gjatë për shkëmbimin e përvojave më të mira në fushën e shfrytëzimit të burimeve hidrike dhe për zhvillimin e qyteteve. “E vlerësoj shumë dhe jam i lumtur që po shoh diçka konkrete, sa i përket fillimit të bashkëpunimit tonë”, tha Veliaj.

Qëllimi i bashkëpunimit mes palëve është të përmirësojë eficencën dhe performancën e shërbimeve të ujit dhe të trajtimit të ujërave të ndotur në qytetin e Tiranës. “Ky ishte viti i parë pozitiv për ujësjellësin, por misioni ynë është që gjithmonë të bëjmë më të mirën dhe besoj se edhe ky memorandum është një përpjekje për të bërë më mirë. Jo vetëm për të qenë ekipi më i mirë në Shqipëri, por të jemi konkurrues me çdo ujësjellës në Europë, që do të thotë që jo vetëm do të përmirësojmë infrastrukturën, por edhe burimet njerëzore”, tha Veliaj.

Ai zhvilloi takime edhe me përfaqësues të biznesit atje, të cilët i ftoi të investojnë në Tiranë, ndërsa i njohu ata me avantazhet konkurruese që ofron kryeqyteti shqiptar për zhvillimin e sipërmarrjeve. Veliaj theksoi se Tirana është një ndër bashkitë më të hapura dhe më transparente.

Ndërkaq, me ftesë të autoriteteve drejtuese të Universitetit Erasmus të Roterdamit, Veliaj prezantoi para studentëve dhe të ftuarve transformimin që ka pësuar kryeqyteti në këto dy vite dhe vizionin e tij për të ardhmen. Duke veçuar projektin e sheshit “Skëndërbej”, Pazarin e Ri, Bulevardin e Ri apo edhe këndin e madh të lojërave të Liqeni Artificial, kryebashkiaku Veliaj përshkroi për të pranishmit përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të sjellë ndryshimin në kryeqytet dhe energjinë pozitive me të cilën kanë ndodhur ndryshimet në këto dy vjet. Gjithashtu, ai vuri në dukje edhe nismën për rikonstruksionin e të gjitha çerdheve dhe kopshteve të Tiranës brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në fjalën e tij, Veliaj nënvizoi se falë komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët, Tirana ka tashmë një program buxheti fantastik për realizimin e investimeve prioritare për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe të shërbimeve. “Tirana sot përbëhet nga 24 njësi administrative. Tani është koha kur ne pyesim qytetarët për buxhetin. Si në çdo familje, caktojmë prioritetet për komunitetin, që mund të jenë shkollat, infrastruktura, qendrat shëndetësore, fusha sportive”, u shpreh Veliaj.

Duke njohur të pranishmit me potencialet ekonomike që ofron Tirana, Veliaj deklaroi se bashkia është duke aplikuar për krijimin e një zone të lirë ekonomike me synimin e tërheqjes së investimeve të kompanive të mëdha ndërkombëtare. “Po aplikojmë për një zonë të lirë ekonomike pranë Kasharit, në jug të Tiranës. Është gati 80ha dhe vitin tjetër do ta kemi në funksion. Zakonisht ndodh që kompanitë e mëdha vijnë për biznes, por u duhet të flasin me shumë pronarë. Ndaj në momentin e parë që qyteti ka një zonë të lirë ekonomike, kompanitë e kanë më të lehtë të investojnë”, nënvizoi ai.

Në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve, përmes portalit “Open Data”, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron bashkia. Gjithashtu, falë aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar tashmë e ka më të thjeshtë të gjejë informacion në kohë reale mbi trafikun, transportin urban, turizmin dhe njëkohësisht të raportojë mbi problematika të ndryshme të qytetit.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në Holandë me ftesë të Bashkisë së Amsterdamit për të ndjekur punimet e Javës Ndërkombëtare të Ujit, ku marrin pjesë ekspertë nga qytete të ndryshme të botës, të cilët diskutojnë mbi sfidat e burimeve ujore, ndryshimeve klimaterike dhe energjinë e gjelbër.

a.ç

Next Post
E rëndë në Malësi të Madhe, 66-vjeçari i jep fund jetës

E rëndë në Malësi të Madhe, 66-vjeçari i jep fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026

Rrethi i dikurshëm Tiranë

April 8, 2026
Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In