• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Azili, Tahiri: Abuzuesit do të vihen para drejtësisë

by
24/04/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri së bashku me ambasadorin gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffman kanë qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ku i kanë bërë thirrje qytetarëve të mos tentojnë azil ekonomik në Gjermani.

Në fjalën e tij Ministri Tahiri përsëriti edhe një herë se është e pamundur që qytetarët shqiptarë të mund të përfitojnë azil në Gjermani.

“Kemi ardhur bashkë me ambasadorin gjerman në pikën e kalimit kufitar të Kukësit, në përpjekjen tonë të përbashkët me ambasadorin, por edhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për të ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë që të mos i hyjnë një aventure, duke u larguar nga Shqipëria për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian. Sepse kjo është, në të gjitha rastet, tërësisht e pamundur. Që do të thotë të ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë se nisja e tyre me shpresën për të gjetur azil në vendet e Bashkimit Europian është një përpjekje që më shumë shpenzon energjitë dhe paratë e tyre, sesa mund të hapë ndonjë rrugë për një të ardhme ndryshe. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të ndjekur ngushtësisht këtë proces, duke aplikuar një proces intervistimi në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Sepse ne besojmë shumë fortë që garantimi i lëvizjes së lirë për qytetarët që duan ta përdorin këtë instrument në mënyrë të ligjshme është domosdoshmëri të kalojë nëpërmjet ndalimit të të gjithë atyre që duan ta përdorin lëvizjen e lirë për qëllime abuzive.” tha Tahiri

Ministri theksoi se policia dhe qeveria është e angazhuar për të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona që abuzojnë duke u premtuar shqiptarëve se Gjermania do të mund të ofrojë azil për ta dhe se do tëa ketë ndjekje penale. Në këtë kuadër Tahiri paralajmëroi të gjitha agjensitë se nëse zbulohet një abuzim i tillë atëherë ato do të humbasin liçensën në mënyrë të mënjëhershme.

“Kjo nga njëra anë dhe nga ana tjetër, po punojmë me të gjitha agjencitë shtetërore dhe qeveria në tërësi është angazhuar për të shkuar pas të gjithë atyre që abuzojnë me qytetarët shqiptarë, duke u premtuar padrejtësisht dhe në mënyrë kriminale udhëtim me qëllim azil-kërkimi në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo vlen për agjencitë e udhëtimit, të cilat në rast se evidentohet një fenomen i tillë do të humbasin edhe licencën dhe do t’i nënshtrohen procedimeve penale. Kjo vlen dhe për të gjithë ata që shërbejnë si sekserë, duke marrë me mashtrim paratë e qytetarëve shqiptarë dhe pastaj duke i lënë në fatin e tyre që, në të gjitha rastet, është të kthehen në Shqipëri pa përfituar në asnjë moment azil në asnjë nga vendeve të Bashkimit Europian.” tha ai

Tahiri bëri të ditur se lidhur me fenomeninn e eksodit, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Gjermani ku do të takohet me homologun e tij për të diskutuar rishikimin e procedurave të kërkesave për azil.

“Unë e kam biseduar me kolegët ministra të Bashkimit Evropian dhe të hënën kam edhe një vizitë në Gjermani për të takuar kolegun atje dhe për t’i kërkuar rishikimin e procedurave të rishqyrtimit të kërkesave për azil, në mënyrë që ato të jenë sa më të shkurtra dhe të mos shërbejnë si faktorë ftues ose tërheqës për qytetarët shqiptarë, në të gjitha rastet. Kjo ka ndodhur edhe me Francën, sigurisht me vendet fqinj, por duhet të ndodhë me të gjitha vendet e Bashkimit Europian, në mënyrë që asnjë nga momentet e shqyrtimit të procedurës lidhur me kërkesën për azil të shërbejë si ftues për qytetarët shqiptarë. Ne jemi shumë të angazhuar që të merremi seriozisht me këtë çështje, sepse besojmë shumë fort që skema të tilla mashtrimi apo dalldi kolektive të nxitura në mënyrë mashtruese, abuzive dhe kriminale, të mos jenë pjesë e fatit të qytetarëve shqiptarë. Unë nuk kam asnjë dëshirë të merrem me abuzimet publike lidhur me motivet pse kjo ndodh, por do t’i ftoja të gjithë të bëhen pjesë e punës sonë të përbashkët, për të ndaluar që qytetarët shqiptarë të humbin paratë e tyre duke iu dedikuar aventurave të tilla, të cilat nuk të çojnë asgjëkund.” përfundoi Ministri Tahiri

IMG_20150424_125352

Hoffman: Nuk ka azil në Gjermani!

Edhe ambasadori gjerman Hoffman ripërsëriti se të gjithë shtetasit e larguar do të kthehen në Shqipëri dhe se askush nuk do të mund të përfitojë azil ekonomik. Ambasadori u shpreh se po punohet për shkurtimin e procedurave të aplikimit, por se është e pamundur që qytetarët shqiptarë të mund të përfitojnë azil në Gjermani.

“Dëshiroj të shpresoj edhe njëherë duke ripërsëritur thirrjen time drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë për të mos e marrë rrugën drejt Gjermanisë për të aplikuar atje për azil.

Muajt e fundit kemi konstatuar se pikërisht këtë gjë e kanë bërë shumë qytetarë shqiptarë, më duhet ta ripërsëris edhe njëherë për ata shqiptarë që tentojnë të kërkojnë të lënë Shqipërinë për azil. Pasi për të gjitha rastet do të ndërmerren procedura të ndërlikuara të verifikimit të cilat në rastitn më të përgjithshëm zgjasin 2-3 muaj. Jemi duke tentuar t’i shkurtojmë këto procedura, por gjithsesi në pjesën më të madhe, e dërrmuese të tyre, thuajse në të gjitha rastet, të gjithë këta shtetas do të duhet të rikthehen në vend. Edhe njëherë dëshiroj të theksoj që në Gjermani nuk ekziston e drejta e azilit ekonomik. Ndaj edhe njëherë lutja ime, drejtuar të gjithëve, mos u përpiqni të merrni rrugën në drejtim të Gjermanisë. Nuk ia vlen të qëndroni atje vetëm për një periudhë disamujore dhe do t’u duhet të riktheheni sërish këtu për t’ia filluar sërish nga e para.” u shpreh ambasadori

Hoffman tha se për fenomenin e eksodit po ndikojnë edhe edhe agjensi të veçanta që po abuzojnë duke e nxitur këtë fenomen.

“Qeveria shqiptare është duke bërë atë çka ka në mundësitë e veta, pikërisht për të mbajtur nën kontroll këtë fenomen, qoftë edhe me ndalimin e daljes nga vendi. Apo edhe duke u përpjekur që të bjerë në gjurmët e të gjitha atyre sipërmarrjeve apo firmave e agjencive të veçanta të udhëtimet të cilat e nxisin këtë lloj fenomeni. Pasi mes tyre për fat të keq ka edhe elementë të tillë të cilët përpiqen të shfrytëzojnë fatin e trishtë të njerëzve për të fituar më tepër para.

Dhe shënimi i fundit që dëshiroj të bëj është që njerëzit është mjaft e rëndësishme të mbeten në Shqipëri, të qëndrojnë në vendin e tyre, në mënyrë që që të përpiqen bashkarisht për të ndërtuar të ardhmen e tyre.” përfundoi ambasadori

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Indi, foshnja lind me 8 gjymtyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In