• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sport

Eksod të anglezët. Lamtumirë Chelsea!

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chelsea vështirë se do të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Andaj, kjo mund të sjellë një eksod në Stamford Bridge. Cilët futbollistë mund të largohen nga klubi?

Pronari i “Blues”, Roman Abramovich, është i gatshëm të sakrifikojë ndonjë futbollist për të sjellë blerje të reja. “Daily Mail” ka bërë një përmbledhje të atyre që mund të largohen nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Diego Costa
Sulmuesi ka rikthyer formën e mirë pas ardhjes së Guus Hiddinkut në postin e menaxherit. Por, ai vazhdon të shkaktojë telashe në fushë dhe jashtë saj sikur nuk mund të ambientohet në Londër. Ish-klubi i tij, Atletico Madrid, thuhet se është i gatshëm për rikthimin e tij në Vicente Calderon. Kurse, edhe Costa mund të jetë i interesuar të rikthehet në La Ligë. Përfaqësuesi spanjoll është golashënues i dëshmuar, andaj nuk pritet të ketë vështirësi që të gjejë një skuadër të re nëse vendos të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Thibaut Courtois
Chelsea vendosi t’i besojë belgut pasi u bë e qartë se legjenda, Petr Cech, do të largohet nga klubi. Dhe, derisa paraqitjet e Courtois gjatë këtij sezoni nuk kanë qenë në nivelin e tij më të mirë, ai vazhdon të konsiderohet si një prej portierëve më të mirë në Evropë. Lajmi i keq është se Chelsea nuk pritet të jetë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Dhe, Courtois mund të ringjallë interesimin nga Real Madrid. David de Gea nga Manchester United, i kërkuar në verën e vitit të kaluar, është një opsion më i vështirë për transferim në Santiago Bernabeu.

Eden Hazard
Futbollisti më i mirë në ekipin e Chelsea, por që mund të largohet nga klubi pas një sezoni dëshpërues. Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë shprehur interesim për transferimin e Hazardit, i zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në edicionin e kaluar të Premierligës. “Los Blancos” të drejtuar nga idhulli i tij, Zinedine Zidane, janë duke e pritur në Madrid. Nëse Hazard largohet nga Chelsea klubi londinez do të përfitojë rreth 100 milionë euro. Me këto para klubi mund të investojë në angazhimin e përforcimeve dhe krijimin e një skuadre të projektuar nga menaxheri i ri.

Oscar
Një fytyrë e njohur në formacionin e Chelseas nga ardhja e tij më 2012, braziliani ka bërë disa paraqitje fantastike gjatë këtij edicioni. Mirëpo, ai ka vuajtur të shfaqë në vazhdimësi fanellën e “Blues”. Pas largimit të menaxherit, Jose Mourinho, Oscar e ka më të lehtë që të largohet nga klubi nëse menaxheri i ri vendos që të grumbullojë fonde për të sjellë përforcime. Së fundmi, ai ka zgjuar interesim nga Kina, ku ka klube që janë të gatshme të paguajnë deri në 75 milionë euro për transferimin e tij. Deri më tani, Chelsea nuk ka shprehur gatishmëri ta shesë. Por, me ardhjen e një menaxheri të ri në verë ky qëndrim mund të ndryshojë.

John Terry
Pas debutimit më 1998, kapiteni i Chelseas befasoi tifozët duke njoftuar se nuk i është ofruar një kontratë e re përtej asaj që është e paraparë të skadojë në fund të këtij sezoni. Tifozët janë kundër largimit të futbollistit, të cilin e konsiderojnë si legjendë të klubit, ndërsa Chelsea ka insistuar se e ardhmja e Terryt është ende nën shqyrtim. Por, fjalët e qendërmbrojtësit nuk ishin të ngjashme me ato të një futbollisti, i cili pret të jetë pjesë e ekipit gjatë sezonit të ardhshëm. Mirëpo, presioni i madh nga tifozët, planet e menaxherit të ri dhe mungesa afatgjate për shkak të lëndimit e Kurt Zouma mund të shkojnë në favor të Terryt, që të mbetet në Chelsea gjatë edicionit të ardhshëm.

Next Post

Vizita e Kerryt, e pesta e një zyrtari të lartë amerikan pas viteve `90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In