“Fronti i Parë Armen (FAF) është më i vjetri dhe më i populluari klub tifozësh në Armeni. Ata e mbështesin kudo ekipin kombëtar të futbollit Armen, po ashtu, mbështesin dhe skuadra të tjera kombëtare që konkurrojnë në disiplina të tjera sportive pavarësisht moshës dhe gjinisë. Ata kanë dymijë anëtarë në të gjithë botën. Tjetri është Red Eagle, një tjetër grup i njohur armen tifozësh.
Box-Shqiptarët e thjeshtë të mrekullueshëm në sytë e armenëve
“Perceptimi ynë i Shqipërisë dhe për shqiptarët, kur kthemi pas në kohë, ishte i parallogaritur pasi presidenti shqiptar kishte pranuar një ftesë për festimet e betejës së Galipolit (të cilat janë mbajtur thjesht e vetëm në mënyrën që të përpiqen të devijojnë vëmendjen nga njëqind vjetori i genocidit armen). E duke pasur parasysh edhe faqet tragjike në historinë e Shqipërisë, vendimi i presidentit shqiptar dukej shumë hipokrit, për të thënë më të voglën. Përveç formës së këtij incidenti zhgënjyese, zyrtarët lokalë dhe policët ishin shumë mikpritës dhe profesionalë. Njerëzit në përgjithësi kanë qenë gjithashtu shumë të sjellshëm, e cila disi binte në kundërshtim të madh me stereotipet e zakonshme të formuara në Evropë … Por, tifozët shqiptarë nuk janë shumë të mirëpritur, prej të shtënave të armëve dhe fishekzjarrëve që u qëlluan drejt autobusit tonë dhe hotelit ku lojtarët tanë të qëndruar”.
Ekskluzive
FAF, ultrasët armenë:
Ismail Morina gënjeu kur tha se do djegim flamurin shqiptar, e prapë tifozët tuaj s’i mirëpresim
Intervistë e “Javanews” me Artour Danielyan, organizatorin e FAF (Frontit të Parë Armen) dhe një nga organizatorët e ultrasëve armenë.
Ai flet se tifozët shqiptarë prej sjelljes së tyre në Shqipëri s’janë të mirëpritur, por ata vetë do sillen me qytetari, ndërsa kujton dhe mesazhin e keq që Shqipëria dha me anë të presidentit të saj, i cili ka pranuar festën e Turqisë për Galipolin, që anashkalonte përvjetorin e genocidit armen…
Ai kujton dhe Ismail Morinën, pa e ditur që është në burg, se ka gënjyer dhe nuk ka kërkuar falje, që do të digjnin flamurin shqiptar…
Intervistoi Ben Andoni
Artour Danielyan, një nga organizatorët e FAF-it, ultrasëve armenë të Frontit të Parë Armen shpjegon për “Javanews” se e vlerëson policinë shqiptare, njerëzit e thjeshtë por jo tifozët, që sipas tij kanë shtirë me armë dhe fishekzjarrë mbi autobusin e tyre në Shqipëri.
Ai ishte në Tiranë dhe Elbasan me grupimin e tyre dhe shpjegon se armenët kanë mbetur të zhgënjyer me presidentin e shqiptarëve Nishani, që pranoi zyrtarisht ftesën për të marrë pjesë në festimet kushtuar përvjetorit të luftës se Galipolit, që ishte një festim zyrtar turk për të hequr vëmendjen nga 4 Prill, datë kjo që njihet prej shumë dekadash, si dita përkujtimore e viktimave armene të genocidit.
Në fakt, 24 Prilli nuk ka fare të bëjë as me datën e betejës së Galipolit apo me ndonjë datë tjetër lidhur me atë beteje. Kjo është perceptuar më shumë si një akt absolutisht cinik i përshfaqur nga autoritetet turke…
Pak kohë më parë, Danyelan ka shpjeguar po për “Java” se edhe incidenti me banerat e ‘Kosovës’, që u shpalos gjatë kohës së ndeshjes Armeni-Serbi nuk ka të bëj fare me Frontin e Parë Armen (FAF), sepse baneri u mbajt në një zonë tjetër të stadiumit.
Sa i përket Shqipërisë, ai e vlerëson por me diferenca: “Njerëzit në përgjithësi kanë qenë shumë të sjellshëm, e cila binte disi në kundërshtim të madh me stereotipet e zakonshme të formuara në Evropë …
Por, e përsëris, tifozët shqiptarë nuk janë shumë të mirëpritur, prej të shtënave të armëve dhe fishekzjarrëve që u qëlluan drejt autobusit tonë dhe hotelit ku lojtarët tanë të qëndruar”. E megjithatë ka premtuar se tifozët armenë nuk do sillen si shqiptarët…
A planifikoni të keni mesazhe politike në banerat tuaja në stadium?
“Jo. Nuk kemi planifikuar mesazhe politike, mesazhet tona do t’i drejtohen vetëm Federatës së Futbollit Armen dhe lojtarëve tonë të ekipit tonë kombëtar. Ne jemi shumë të pakënaqur me rezultatet e fundit. Edhe në qoftë se do të ketë ndonjë mesazh politik, ai do të përbëjë thjesht mendime private të disa tifozerive individuale dhe jo grupeve të organizuara të tifozëve armen”.
Si e parashikoni ndeshjen dhe ballafaqimin tuaj me tifozët shqiptarë?
“Unë mendoj se kjo do të jetë një ndeshje shumë e tensionuar, sidomos për Shqipërinë. Unë mendoj se një rezultat me barazim do të jetë më i mundshmi. Deri tani s’kemi pasur asnjë problem me asnjë prej tifozëve ose grupeve në Armeni. Deri tani (intervista u zhvulla të shtunën në darkë), nuk kemi parë ndonjë grupim tifozësh shqiptarë në Jerevan. Por, tifozët tanë kanë qenë shumë të zemëruar me thashethemet e gabuara të përhapura nga një tifoz i veçantë shqiptar – Ismail Morina. Çfarë tha ai se ne jemi gati për të djegur një flamur shqiptar ishte një gënjeshtër, dhe për më tepër ai kurrë nuk kërkoi falje për përhapjen e gënjeshtrave. Sa i përket shqiptarëve, tifozët në përgjithësi, nuk është se janë shumë të mirëpritur prej të shtënave dhe fishekzjarreve që u qëllua në autobusin tonë dhe hotelin ku lojtarët armenë kanë qëndruar. Megjithatë, unë mund të premtoj se tifozët armenë nuk do t’ua kthejnë ‘favorin’”.
A mendoni se Armenia do të luajë fort në fushë kundër Shqipërisë?
“Ekipi Armen zakonisht luan me një motivim shumë më të madh në shtëpinë e vet dhe unë shpresoj se lojtarët tanë do të tregojnë vlerën e tyre, të paktën në ndeshjen e fundit të kësaj fushate gati të mjerë”.
Si është niveli i aktiviteteve tuaja kombëtare në Armeni.
A është më mirë tani aktiviteti i Federatës suaj të futbollit?
“Jo dhe rezultatet zhgënjyese të ekipit tonë kombëtar kanë lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e futbollit në ligën tonë. Dhe deri tani nuk po shihet ndonjë përparim”.
Çfarë ju kujtohet nga Shqipëria? A u kënaqët në Tiranë?
“Perceptimi ynë i Shqipërisë dhe për shqiptarët, kur kthemi pas në kohë, ishte i parallogaritur pasi presidenti shqiptar kishte pranuar një ftesë për festimet e betejës së Galipolit (të cilat janë mbajtur thjesht e vetëm në mënyrën që të përpiqen të devijojnë vëmendjen nga njëqind vjetori i genocidit armen).
E duke pasur parasysh edhe faqet tragjike në historinë e Shqipërisë, vendimi i presidentit shqiptar dukej shumë hipokrit, për të thënë më të voglën. Përveç formës së këtij incidenti zhgënjyese, zyrtarët lokalë dhe policët ishin shumë mikpritës dhe profesionalë.
Njerëzit në përgjithësi kanë qenë gjithashtu shumë të sjellshëm, e cila disi binte në kundërshtim të madh me stereotipet e zakonshme të formuara në Evropë … Por, tifozët shqiptarë nuk janë shumë të mirëpritur, prej të shtënave të armëve dhe fishekzjarrëve që u qëlluan drejt autobusit tonë dhe hotelit ku lojtarët tanë të qëndruar”.