• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Zgjedhjet në Greqi, një shqiptar kanididat për deputet

by
14/09/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekskluzive/ Zgjedhjet në Greqi, një shqiptar kanididat për deputet

Grekët do të shkojnë sërish javën e ardhshme drejt kutive të votimit, për të tretën herë radhazi brenda një viti, me një pasiguri rreth emblemës së qeverisë së ardhshme po jo rreth programit të saj pasi ai është vulosur tashmë, bëhet fjalë për një valë të re masash shtrënguese të nënshkruara në muajin korrik me kreditorët.
Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Alexis Cipras më 20 gusht, pas shtatë muaj të qeverisjes së partisë së tij radikales së majtë “Syriza”. Por në këto zgjedhje ka edhe një element të rëndësishëm për ne shqiptarët, pasi në listën për deputetë të PASOK është edhe një shqiptar, Adriatik Arifi.

Por kush është Adriatik Arifi?

Adriatik Arifi, ka mbaruar studime në Akademine Ushtarake Tirane në vitin 1991 dhe si shumë intelektualë të tjerë, në vitin 1995 bashkë me familjen e tij emigron në Greqi.

Gjatë qëndrimit të tij në Athinë vazhdon studimet në fushën e shkencave shoqërore e politike dhe ekonomi-finance. Ai është i diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Shkencave Shoqërore dhe Politike, ‘Panteion Athinë’, dega Administrimi Publik. Në vitin 2010 po në të njëjtin universitet diplomohet në nivel Master. Është kandidat për doktoraturë me temë: “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe problematika në Reformën Administrative”

arifiii

Që në vitin 2010 është kontabilist dhe antar i Kabinetit  Ekonomik të Greqisë. Eshte specialist në aplikimin dhe zbatimin e programeve te BE (ErasmusPlus).

Ka marre pjesë  dhe ka organizuar shume seminare shkencore në Greqi dhe unversitete të Evropës, ështëe  iniciator për krijimin e lidhjeve midis universiteteve të Greqisë e Evropiane me universitetet e Shqiperisë (nëpermjet programit të BE Tempus, Erasmus Mundus etj).

Java News arriti të kontaktojë me Arifin duke i marrë një intervistë të shkurtër, pasi fushata zgjedhore e ka zënë ‘peng’ atë.

1. Sa janë shanset që ju të fitoni vendin në Parlamentin grek?

Kanditatura ime për deputet në Parlamentin Grek ështeë një hap i parë për faktorizimin politik të emigracionit në Greqi.  Kjo kanditature vjen nëpërmjet Pasok-ut, një partie përparimtare demokratike dhe e orjentuar plotësisht në familjen evropiane, por për shkak të reformave të domosdoshme për vendin të ndërmarra vitet e kaluara, ka pësuar një “traumë” e cila gradualish po kurohet, mbasi populli po e kupton gjithnjë e meë shumë që zgjidhja qëndron vetëm në kuadrin e BE dhe nëpërmjet reformave të thella ekonomike. Në zgjedhjet e 20 shtatorit do të votojnë shumë emigrantë sidomos emigrantë të brezit të dytë mbi të cilët investojmë punën tonë. Në këtë stad, e rëndësishme nuk është të zgjidhesh medoemos, por nëse arrijmë të sensibilizojmë pjesën më të madhe të emigrantëve votues, besoj se ky do të jetë një rezultat mjaft i mirë.

2 Cila është politika për emigracionin e partisë që ju kandidoni?

Partia që unë kandidoj ka një platforme shumë të qartë në lidhje me politikën per emigracionin. Është e vetmja parti e cila brenda strukturave të saj, funksionojnë organizma që hartojnë dhe zbatojnë çeshtjet që kanë të bëjnë me emigracionin dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Ështe kjo parti (PASOK-u) që votoi ligjin 3838/2010, për nënshtetësinë, për brezin e dytë si dhe të drejtën e votës  në zgjedhjet e organeve vendore. Ishte përsëri Pasok-u që mbeshteti fuqishem votimin e  Ligjit të Ri 4332/2015 , të emigracionit dhe të nënshtetësisë Greke  për brezin e dyte.

3. Besoni se Greqia do e kapërcej krizën ekonomike?

Greqia është një vend me resurse të pashtershme ekonomike, shoqërore dhe politike. Shfrytezimi i drejtë dhe hartimi i politikave të perbashkëta nga gjitha partitë me profil evropian do t’i jap mundësi vendit të kapercejë vështirësitë e sotme ekonomike. Në këtë proces PASOK-u është një parti që do të luajë një rol shumë të rëndesishëm për stabilizimin dhe  kapërcimin e krizës ekonomike në vend.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Intervista/ Olta: Jam e paprekur...por ja çfarë më çon në ekstazë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In