Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për uljen e taksës së ndërtimit për zyrat e reja nga 8% që ishte, në 4%, burime nga bashkia e kryeqytetit informojnë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, e ka pezulluar vendimin për taksat e kullave shumëkatëshe. Sipas burimeve për Javanews, kryebashkiaku Veliaj nuk e ka dërguar për zbardhje vendimin e taksës për zyrat e reja në Prefekturë dhe sipas procedurës, nëse një vendim nuk zbardhet nga Prefekti, atëherë vendimi quhet i pezulluar. Me sa duket, ndërtuesit në qendër do të vazhdojnë ta paguajnë taksën 8%, si për banesat, ashtu edhe për zyrat.
a.meta/ javanews.al