Ka mjaftuar denoncimi i një qytetari në rrjetet sociale, që Tatimet të mësyjnë lokalin e deputetit socialist Dash Peza. I njohur si djali i Myslym Pezës, ai ka trashëguar nga babai i tij shtëpinë historike të kthyer në lokal.
Por, një qytetar ka denocuar mungesën e kuponit tatimor duke shtuar se kontrolli për kasat fiskale po zhvillohet me dy standarde.
‘Java News’ sjell pamjen e gjobës që biznesi i deputetit Peza ka marrë në shumën 50 mijë lekë të reja.










