Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe tashmë Drejtori Sportiv i Lacios Igli Tare në një prononcim eksluziv për JavaNews.al ka komentuar vendimin e dhënë sot nga CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Sipas Tares, ky vendim ka sjellë drejtësi dhe njëkohësisht një mundësi të madhe për futbollin shqiptar për ta çuar atë në një dimension të ëndërruar prej kohësh nga shqiptarët.
Por njëkohësisht Tare thekson se me 3 pikët e fituara ndaj Serbisë, tashmë ëndërra për t’u kualifikuar në Evropianin France 2016, është një obligim që duhet shfrytëzuar maksimalisht këtë mundësi unike.
“Drejtësi dhe një mundësi e madhe për të futur futbollin shqiptar në një dimension të ëndërruar nga të gjithë ne. Obligim maksimal për ta shndërruar këtë mundësi unike në realitet me kualifikimin për France 2016. Forza Shqipëria!” tha Tare për JavaNews.al









